TV1-CHANNEL: Dita e pazarit ne Katerkolle – Video

March 3, 2016   | Shtypi / Mediji

Dita-Pazarit-Katerkoll-Një traditë e cila ka nisur në vitet e para pas luftës së dytë botërore, për shkak edhe të mbylljes së kufirit me Shkodrën, ku banorët e zonës së Anës së Malit në pjesën e Malit të Zi një ditë në javë mblidhen dhe tregtojnë produktet e tyre….

Edhe pse një ditë me shi banorët nuk e harrojnë këtë traditë, ndërsa ato pak produkte që kanë banorët e zonës dalin për ti tregtuar….

Do duhej që pushteti vendor të ndërhyjë që të sistemohet pasi shumë artikuj shiten në kushte jot ë mira në tokë….

Territori I Anës së Malit në pjesën e Malit të Zi është I përbërë nga 20 fshatra si pjesë e territorit të Komunës së Ulqinit. dhe sipas një regjistrimi të popullisë jetojnë afërsiht rreth 7000 banorë të gjithë shqiptar….

Mbyllja e kufirit në vitin 1948 me Shqipërinë banorët e Anës së Malit I drejtohen Ulqinit dhe Tivarit për të kryer nevojat e tyre pasi tashmë Shkodra ishte qytet I ndaluar për ta. Kjo nevojë ka detyruar organet e asaj kohe të pushtetit vendor që të caktoj një ditë të javës ku fshatarët të kenë mundësi që të shesin produktet e tyre por edhe të blejnë. Që nga ajo kohë e dëri më sot kjo ditë njihet edhe si Dita e Pazarit.

TV1-CHANNEL

YouTube Preview Image