Koalicioni PDS – Forca – Udsh dhe “Koalicioni Bashkë për të ardhmen e Ulqinit” premton ndryshime

March 5, 2016   | Lajmet / Vijesti, Politika

djukanovic-cungu-djekaDrejtuesit e Partisë demokratike të socialistëve kanë vendosur që kriza politike në Ulqin të sanohet me krijimin e koalicionit të gjerë, mëson Portali Ul-info.

Kështu, pushtetin e ri në Ulqin do ta përbëjnë Partia demokratike e socialistëve, Forca e re demokratike, “Koalicioni Bashkë për të ardhmen e Ulqinit” dhe Unioni demokratik i Shqiptarëve.

Kjo do të thotë se nga gjithsej 33 vende në Kuvendin komunal pushteti i ri do të ketë më shumë se tre të katërtat e këshilltarëve.

Qendra e PDS-së po ashtu solli vendimin që Forcës t’i takojë vendi i kryetarit të Komunës, derisa socialistët e Gjukanoviqit do të mbulojnë funksionin e Parlamentit lokal, si dhe sekretarit për financa dhe urbanizëm.

Për ndarjen e funksioneve të tjera do të negociojnë javën e ardhshme përfaqësuesit e partive të pushtetit të ri.