Mediat italiane: Stuhi dhe reshje të shumta shiu ne Mal të Zi

March 7, 2016   | Ngjarjet - Events

Shirak-ne-UlqinFoto: Ismet Karamanaga

Moti i ftohtë me shira të shumtë dhe stuhi ere ka përfshirë Shqipërinë dhe Malin e Zi gjatë orëve të fundit, ndërsa stuhitë po vijnë nga Italia drejt Ballkanit.

Mediat italiane shkruajnë se Shqipëria dhe Mali i Zi rrezikojnë përmbytjet për shkak të shirave të shumtë.

Ndërkohë sipas Institutit Metrologjik në vendin tonë, gjatë orëve në vijim vendi do të shoqërohet me vranësira duke gjeneruar shira me intensitet të lartë në veri dhe në qendër të vendit, ndërsa në jug do të jenë më të dobët.

Në zonat malore priten edhe reshje të pakta dëbore deri në 7 cm. Sipas Meteoalb, orët e vona të mbrëmjes do të sjellin përmirësim të motit, ndërsa të martën shirat do të ndërpriten në të gjithë vendin.

Sipas parashikimeve, shirat do të rikthehen të enjten, por me sasira më të pakta, ndërsa më shumë prania e tyre do të jetë në pjesën juglindore të vendit.

Temperaturat e ajrit do të jene të ulëta sot, që nga nesër pritet rritje e tyre, ndërsa në fundjavë do të ketë rritje më të madhe.

ERA sot do të fryje mesatare deri e fortë në bregdet duke arritur shpejtësinë deri në 60 km në orë. Dallgëzimi në det do të shkojë deri në 7 ballë. /Ora News/