Nika: Vizita te Nishani dhe “Kthimi në vitin zero…” ?!! (II)

March 7, 2016   | Lajmet / Vijesti, Opinione

Bujar-Nishani -me drejtuesit e partive shqiptare në Mal të Zi-DurresKuptohet që mos pasja e platëformës unike, për shqiptarët në Mal të Zi, të cilën liderët u zotuan se do ta bëjnë para Nishanit , si rast(fenomen) shihet se KA NGJARË SI REZULTAT I MUNGESËS SË NJË ANGAZHIMI TË KORDINUAR të ndërsjellë.. Politikanët e kohës së parë,kërkesat e tyre i bazonin thjeshtë në disa deklarat të rastit –sa për të thënë, të lëshuara , gati thuajse ashtu kot, që në kohën kur u bënë “dikushi “ në politikën e Malit të Zi.
Këtu më poshtë për të sqaruar këtë, do sjellim atë çfarë gjetëm në librin e Budisllav Kralit- me titull “KUSH ËSHTË KUSH NË MAL TË ZI”, kuptohet në politikë dhe sipas radhitjes alfabetike. Ata përsa i përket politikës dhe platëformës, preferuan të deklarojnë për vete , si më poshtë :

Mehmet-Bardhi-

“….Mos prit që dikush ndonjë gjë të ta falë, e sidomos të drejtat njerëzore dhe nacionale. Të drejtat duhet të pushtohen dhe për ta duhet të luftohet deri sa të jesh gjallë. Suksesi në to do tu ndriçojë rrugën gjeneratave si vinë..”
-Por sipas neve asgjë konkrete- vërejtja jonë?!

 

MUSTAFË ÇAPUNI

MUSTAFË  ÇAPUNI

“..Mali i Zi me rregullim juridik , bëri pranimin e ndarjes së pushteteve punë e cila në periudhën e kaluar manifestoi edhe do mangësi në jetën parlamentare . Bashkëpunimi ndërmjet pushtetit ligjdhënës dhe ekzekutiv nuk është e ekuilibruar. Hetohet animi kah pushteti ekzekutiv përmes iniciativës së ligjdhënësit, në nxjerrjen e dekreteve me fuqi juridike në aplikim. Jo rallë qeveria nuk është nën kontrollin e parlamentit dhe mungoi mekanizmi i i kontrollit politik gjatë votimit për votëbesim të qeverisë.

Çështë e vërteta deri te funksionimi i suksesshëm i këtij mehanizmi vjen nga çështja e mos çlirimit të funksionit të deputetit si mekanizëm votimi rreth votëbesimit të qeverisë.. Për këtë jetën parlamantare e karakterizon dominimi i shumicës parlamentare në vendimmarrje- deputetët e të cilës këtë çështje ia lënë partisë shumicë. Kështu zbatimi dhe funksionimi i pushtetit shkon në favor të partisë së shumicës në pushtet.

Kjo në realitet është kthim pas në sistemin e më hershëm një partiak, dhe partia në pushtet përmes deputetëve të vet kontrollon pushtetin në kahen të cilën ata e nxisin.

Edhe kjo sipas neve , është çështje sistemore dhe nuk e dallon këtë deputet nga deputetët tjerë të partive qytetare..?!!

 

FERAT DINOSHA

Ferhat-Dinosha-Parlamentarizmi në Mal të Zi, luajti një rol pozitiv, e kryesisht në evitimin e administrimit të politikës milosheviqiane , në ruajtjen e tolerancës ndëretnike dhe të paqjes në Mal të Zi,si dhe rreth profilizimit të bllokut për pavarësinë e Malit të Zi. Në të ardhmen parlamenti i Malit të Zi , do të duhej të implementonte standardet demokratike evropiane , për sa i përket realizimit të te drejtave të pakicave në Mal të Zi.

UDSH-ka platformë të veçantë politike për këtë dhe ajo angazhohet për parlament dy dhomësh, ku dhoma e dytë do të ishte ajo e popujve pakicë e cila në bazë të aksionit afirmativ , do të siguronte vënien e vetos,rreth çështjeve të cilat do të përkisnin në gjërat fundamentale të interesave nacionale të pakicave, kuptohet të shqiptarëve në Mal të Zi,e duke mos e rrezikuar ase si suverentetin shtetëror të Malit të Zi. Motoja jonë është integrime me identitet.

  • Sipas neve kjo edhe ia vlen…?!

Mehmet-Gjoni-
“ Në kushtet e formuara të vështira ekonomike dhe mjerimit të madh pastaj të kontrollit mediatik po të te njëjtit pushtet tash 17 vite pa mandat të pakicave për partitë e tyre as që mund të bëhet fjalë për një luajtje nga vendi të parlamentarizmit në Mal të Zi.

Gjergj Gjokaj – deputet i mandatit të parë pluralist

I ndjeri Gjergj Gjokaj në kohën e hartimit të këtij libri nuk jetonte- andaj përveç biografisë , autori kuptohet nuk sjell ndonjë   deklaratë politike për profilin e tij…?!

 

GËZIM HAJDINAGA

Gëzim-Hajdinaga-

“ Pluralizmi i i mendimeve dhe idetë e qëndrimeve nuk guxojnë dhe nuk mund të jenë pengesë për zhvillimin e një bashkësie. Përkundrazi diverziteti në se kanalizohet në mënyrë dhe formë të duhur e demokratike ai në çdo aspekt veç se mund të jetë pasuri e një shoqërie. Parlamentarizmi në Mal të Zi, është një paradigmë e përgjithshme e zhvillimit të tij dhe ardhmërisë së vet si shtet multinacional , multi konfesional multi kulturor
.Shumpartizmi solli edhe kualitete të reja për të gjithë, kryesisht për pakicat në Mal të Zi, të cilat përmes partive nacionale dhe përfaqësuesve të vet , kanë fituar mundësinë që në mënyrë demokratike të artikulojnë kërkesat e veta politike

SKENDER HOXHA

Skender-Hoxha-

“ Parlamentarizmi është respektimi i ndërsjellë i të gjitha kombeve dhe besimeve në të drejten e vet për tu vetëpërcaktuar si pasqyrim për mendimet dhe pikëpamjet e veta. Në mënyrë që çdokush të ndihet i lirë për të vetën dhe në të vetën duke ndikuar vetë në përparimin dhe zhvillimin e vet. Në se të gjithë mendojmë kështu, besoj që kjo do të ishte perspektiva e vetme e Malit të Zi,si dhe kyçja e saj në integrimet evropiane.

– Sipas neve edhe kjo mund të vlejë?!

TAHIR PEREZIQI

Tahir-Pereziqi

I Ndjeri ishte deputet në zgjedhjet e para parlamentare -1990-92 , por nuk ka prononcim politik në librin e përmendur të Budisllav Kralit ” Kush është kush në Mal të Zi”, sepse edhe ky vdiq para se të hartohej libri i cekur.

MUHAMET NIKA

Muhamed-Nika

“Mali Zi është shtet multinacional, multi kulturor, gjuhësor dhe konfesional. Perspektivën e tij e shoh në këto hapa: Të gjithë popujt e tij të hapur,parlamenti dydhomësh- Senati dhe dhoma e popujve, mekanizmi mbrojtës VETOJA Decentralizimi maksimal i pushtetit.
Komuna e Malësisë sipas standardeve evropiane.Ulqini qytet me status të veçantë të identitetit dhe të institucioneve.

XHELADIN ZENELI

Xheladin-Zeneli-

Ky shihet të ketë qenë deputet në mandatin e parë, por u tërhoq duke dhënë dorëheqje dhe nuk shohim të ketë deponuar ndonjë orientim platforme politike në libër…?!|! mirëpo edhe pse jeton në diasporë ka qenë dhe është aktiv në angazhim të zgjidhjes së drejtë të çështjes shqiptare.

Vesli-Klark-Xheladin-Zeneli-

Shih në fotografi me komandantin e Natos, Vesli Klark – Koha e bombardimeve të Natos- në Kosovë..?!!
Nga kjo që kemi të shkruar këtu, për kërkesat politike shqiptare na duket se jemi larg edhe nga viti zero, por minus zero?!