Nika: A pritet që koalicioni i gjërë – të çojë ekspertat (patriotat) në pushim të merituar…?!

March 8, 2016   | Lajmet / Vijesti, Opinione

koalicioni ne UlqinShkruan Muhamet Nika

Sipas ndarjes së pushtetit të ri që pritet të ndodhë në Ulqin ata të cilët do ta pësojnë më së shumti në koalicionin e gjerë do të jenë vetë ekspertat e Forcës të cilët do të shkojnë në pushim të merituar.

Sipas një sheme të ndarjes së pushtetit me përqindje e që qarkullon në qarqet zyrtare , të formuar mbi numrin e këshilltarëve ku DPS- ka 9 këshilltarë(33% pushtet ), Forca 8 këshilltarë(30% pushtet), Pd 7këshilltarë(26% pushtet) Udsh 3 këshilltarë(11%), gjithësejt 27 këshilltarë, do të kishim këtë ndarje të pushtetit :

Kryetari – Cungu = 20%

Kuvendi-   Ndrekiqi= 10%

Nënkryetarët 5% x 3 = 15 %

Urbanizmi =5%

Financat= 5%

Vep .komunale=5%

 

Komunalja 5%

Ujësjellësi 5%

V.M.   = 5%

Administratori =5%

 

Sek . pasuri = 2 %

Sek. Vep. Kom= 2%

Sek. ad. Përgj= 2 %

Sek. Ekonomi =2%

Policija komunale = 2%

Shefi i arkivës …=2 %

Upini = 2 %

Pylltaria = 2%

Kultura= 2%

RTV= 2%.

Nga kjo do të dilte që partia e Forcës përveç kryetarit të komunës së fituar do të mund të mbronte , në koalicionin e ri vetëm sek. Për veprimtari Komunale = Avdo Dervishin, dhe ndërmarrjen komunale Sait Katanën.

Mbase duke e hetuar këtë , 2 nga 3 sekretarët e shkarkuar të Cungut , vetëm njëri u ankua …., sepse 2 tjerët, pranuan vendet e punës të këmbyer për post me Gjekën..?!

Tjetër , për momentin sot , DPS- disponon me 7 këshilltarë , sepse njëri është në det- kapitetn dhe i dyti jeton në diasporë e që e rëndon situatën…?! E në se kemi 2 kandidatë ( nga koalicioni),duke shkuar në votim të fshehtë – loja mund të ndryshojë dukshëm kundër planit të Forcës ?!!

Shënonim: Oganizata turistike zgjidhet nga kuvendi i organizatës në potezin e dytë..?! Kur ftohen gjakrat…?!