Axhemoviqi: Paraja publike po keqmenaxhohet, populli ka dejt ta dije

March 9, 2016   | Lajmet / Vijesti

Valdet Axhemoviq-ulqinKeq menaxhimi apo edhe keqpërdorimi i fiancave të Komunës është një temë që me vite trajtohet në opinionin publik, duke shkaktuar përplasje të vazhdueshme politike, raporton portali TV Teuta.

Kjo sidomos  vitet e fundit kur presioni i qytetarëve për të mësuar se ku shkojnë taksat e tyre  po rritet dita ditës.

Në lidhje me transparencën e financave të Komunës, dhe çka mund të bëhet më shumë që qytetarët të kenë njohuri më të madhe se ku shkojnë paratë e tyre, ish sekretari për financa Valdet Axhemoviq thotë se ka hapsirë për përmirsime të mëtejshme , dhe se qytetarët duhet të njoftohen për pagesat e Komunës.