Shotra: Presim të miratohet Plani Hapësinor per Kriporen

March 9, 2016   | Ekonomia / Ekonomija

BOJSA-SOTRA-SOLANA-ULCINJDrejtori i Euroinvestit, shoqërisë e cila menaxhon Fondin e mbyllur investues “Eurofond”, Boisha Shotra, ka deklaruar se prona e Kripore vlen të paktën 150 milion euro, raporton portali Ul.info.

Eurofondi është bërë pronar shumicë i Kripores duke blerë aksionet në bursë për rreth 800 mijë euro.

Ai gjatë seancës dëgjimore para anëtarëve të Komisionit për vlera ka thënë se po punohet në projektin Kriporja, si dhe në planin hapësinor ku do të jenë kapacitetet hoteleriko-turistike, spa qendrat.

“Mirëpo, nëse tani do ta bënim vlerësimin, nuk mund të llogarisim që kjo është prona jonë, por koha do ta tregojë të vetën. Në mënyrë që të sillet investitori strategjik, plani hapësinor duhet të miratohet, si dhe pronësia ndaj pronës 1/1”, shtoi Shotra.