Ndërtesa e nënkryetarit të Qeverisë në lagjen Shtojë e ndërtuar ilegalisht

March 10, 2016   | Shtypi / Mediji

Rafet-Husovic-Ulcinj-ShtojNë objektin e ndërtuar ilegalisht, i cili me përmasa i përngjan hotelit, e i cili ndodhet në tokën e nënkryetarit të Qeverisë për zhvillim regjional dhe liderit të Partisë boshnjake Rafet Husoviq, këto ditë kanë vazhduar punimet, shkruan “Dan”, raporton portali Ul.info.

Siç theksohet, në objekt i cili është ndërtuar pa leje, është përfunduar fasada dhe po kryhen punimet përfundimtare në mënyrë që objekti të jetë gazi për sezonin e ardhshëm.

Shtohet që këtë objekt e ndërtoi Edin Husoviq, vëllai i Rafetit, ndërsa toka është në pronësi të nënkryetarit aktual të Qeverisë malazeze.

Drejtoria për punë inspektuese që në vitin 2012 solli vendimin për prishjen e këtij objekti, ndërsa vitin e kaluar edhe përfundimisht, mbasi që përfundoi procesi administrativ.