Ulqinaku Arbër Seferi aktor i ri në vidioklipin e Dafina Zeqirit “Liri”

March 12, 2016   | Lajmet / Vijesti

Sabri-Seferi-Arbri-Seferi-regjisori-prishtinDuke kërkuar diçka e gjeta kete video clip ne youtube, dhe me gezoi shume, kur e pash se si aktori i ri nga Ulqini Arbër Seferi ku ai me gjyshin e vetë  Sabri Saferin morrën pjesë në regjistrimin e video klipit të ri “Liri” e kënduar nga Dafina Zeqiri.

Këngëtarja kosovare Dafina Zeqiri ka publikuar klipin e këngës më të re “Liri”.

Melodinë dhe muzikën e ka realizuar Dafina ndërsa për produksionin është përkujdesur Mixey. Tekstin e ka shkruar Arianit Palaj – Nito.

Kënga duket se është pëlqyer shumë nga adhuruesit e po ashtu edhe videoklipi i cili është xhiruar në pjesët malore të Dragomanit në Kosovë.

Teskti i këngës mendohet se ka për mesazh nevojën e qytetarëve të Kosovës për të pasur të drejtën e lëvizjes së lirë nëpër Evropë ashtu siç e kanë qytetarët e të gjitha vendeve të rajonit.
YouTube Preview Image

ArbER-Seferi-Prishtin

Djaloshi në videoklipin e Dafinës është Arber Seferi nga Ulqini

Në videoklip përveç Dafinës shihen dhe dy aktorë, njëri nga këta është 12 vjeçari Arber Seferi nga Ulqini i cili është në klasën e shtatë të shkollës fillore Bedri Elezaga, Katerkollë, Ulqin.

Arberi për herë të parë luajti në videoklipin e edicionit të parë të star festit që mbahet në Ulqin, audicion ky për femijë në kendim, aktrim dhe vallëzim.Ai poashtu mori pjesë në aktrim me vëllaun e ti më të vogël Endritin dhe fitoj çmimin roli më i mirë humoristik.

Karierën e vazhdon në një videoklip tjetër për Komunën e Ulqinit në projektin e mbrojtjes së ekosistemit dhe pastaj vazhdoj me produksionin e Ali Zhygjelit nga Ulqini dhe aktroi në spotin e Jozefina Simonit nga Shkodra në këngën Hapa dollapa.

Babai i Arberit për portalin tonë Besnik Sefri tregoi se me produksionin Pinkmoon nga Prishtina u lidhë përmes një studentes nga Ulqini, skenografistes Jetmira Hoxha e cila i prezentoi Arberin regjisorit Berat Hasanit dhe kështu erdhi deri te ideja që të marrin pjesë në spotin e të famshmes Dafina Zeqiri shprehet Seferi.

Inçizimet e videoklipit u kryen në Fushë Kosovë, Obiliq dhe Prishtinë. Pra keshtu Arber Seferi me një moshë 12 vjeçare ka deri tani katër videoklipe në të cilat ka marrë pjesë./Malësia.ME/

Arbri-Seferi-Prishtin

Disa pamje nga inçizimet në Prishtinë, Obiliq, Fushë Kosovë të Arbër Seferit-1

Disa pamje nga inçizimet në Prishtinë, Obiliq, Fushë Kosovë të Arbër Seferit-2

Disa pamje nga inçizimet në Prishtinë, Obiliq, Fushë Kosovë të Arbër Seferit