Ulqin: Mjedisorët të shqetësuar për kërkimet e naftës dhe gazit – Video

March 13, 2016   | Ekonomia / Ekonomija, Lajmet / Vijesti

Platforma-naftes-UlqinParalajmërimet për nisjen e kërkimeve të naftës dhe gazit në bregdetin e Ulqinit kanë shkaktuar reagime të shumta te ambientalistët e Malit të Zi dhe të Ulqinit.

Ata shprehin shqetësimin se kërkimet e tilla janë tejet të rrezikshmedhe me pasoja katastrofale për turizmin e Ulqinit dhe për mirëqenien e qytetarëve.Shoqatat më të njohura ambientaliste të Malit të Zi kanë paralajmëruar organizimin e protestave kundër kërkimeve në bregdetin e Ulqinit.

Korrespondenti i Zërit të Amerikës Ali Salaj  përgatiti kronikën.

VAO

YouTube Preview Image