Shota Baraliu: Shqiptarët e Kosovës kanë racë sllave – Video

March 14, 2016   | Lajmet / Vijesti

Shota Baraliu-Aktorja dhe këngëtarja kosovare, Shota Baraliu mendon se shqiptarët e Kosovës kanë racë sllave.
Baraliu në emisionin e Kastro Zizos, i pyetur nga ky i fundit pse femrat kosovare i kanë gjokset e mëdha ajo është përgjigjur se “ne jemi si racë sllave dhe jemi në përgjithësi kështu më të mëdha”, ka thënë Baraliu, përcjell ORAinfo.

I pyetur nga moderatori i emisionit se si është e mundur që shqiptarët të kenë racë sllave, ajo është munduar të arsyetohet se shumë shqiptar janë të martuar me boshnjake dhe serbe dhe anasjelltas.

“Një përqindje shumë e madhe është e përzier, kanë babin boshnjak, apo nënën boshnjake apo edhe serbe”, ka thënë Baraliu.

Gazetablic

YouTube Preview Image