Gjashtë muaj burg për për drejtorin e qendrës për kulturë

March 15, 2016   | Kulturë / Kultura

Qendra-per-kultur-UlqinDrejtori i “Qendrës për kulturë” në Ulqin dr. Nail Draga u dënua me gjashtë muaj burgim në Gjykatën e lartë në Podgoricë për shkak të keqpërdorimit të pozitës zyrtare, mëson Portali Ul-info.

Gjykata e lartë e përmbysi vendimin e Gjykatës themelore në Ulqin e cila në shtator të vitit 2015 e gjykoi Dragën me një vit dënim me kusht për veprën e njëjtë penale.

Atëherë u tha se funksionari i lartë i Forcës së re demokratike “ka nënshkruar kontrata të paligjshme për qiramarrjen e objekteve në pronësi të Qendrës për kulturë, pa organizuar paraprakisht ankandin publik”.

Kjo para së gjithash ka të bëjë me objektin e Kino bahçes në Ranë i cili me vite nuk u shfrytëzua në bazë të dedikimit që kishte dhe i cili për këtë arsye i është kthyer pasardhësve të pronarëve të mëparshëm.