Nika: Filluan ethet e marrëveshjes në Ulqin
Edhe pse nga portalet qe paralajmëruar se kuvendi i ri i zhgarkimit të Gjekës dhe emërimit të Cungut, do bëhej të mërrkurën, kjo nuk ndodhi?! Arsyet mendojmë që janë disa, e ne veçojmë më kryesoret :
Problemi numër 1 ?!
Edhe pse si duket -Forca(8 këshilltarë)e kaloi pengesën e parë duke sigruar mbi 40% të pushtetit , në raport me DPS(9 këshilltarë)- të cilit i takonin 33% , po themi se kjo u bë , për vetë faktin nag se partnerëve të saj iu avulluan këshilltarët.Thjesht , çdo njërit klub i mungojnë këshilltarët për mbledhje. DPS ditën e mbledhjes së kuvendit pritet të ketë vetëm 7 prej tyre ..?! Koalicioni Gjekës nga 7 do ketë 6, po edhe udsh , mund të mos ketë 3…?!
Si duket kjo edhe përforëcoi pozitat negocuse të Forcës e cila iu tha në sy këtë. Përndryshe ligji nuk e njeh mundësinë e zhkarkimit të këshilltarëve duke emëruar të tjerët, sepse mandati është i këshilltarëve dhe jo i partisë. Mospasja e këshilltarëve të tillë rezultoi që partitë të pajtohen me realitetin e ri pas zgjedhor duke ia lënë primatin Forcës, si parti me gjithë atë më e organizuar.
Problemi numër 2 ?!
Sipas procedurës së rregullt shkarkimi i kryetarit të komunës do të duhej të ndodhte , pas votimit të shkarkimit të tij në kuvend – me votim . Kjo nënkupton që nga Nazifi të numëroheshin deri në një lëshimet e Gjekës , e që Gjeka do të duhej t’i pranonte në heshtje, që pak kamundësi të ngjasë. Dhe dy , si mundësi tjeter të ofrojë vetë Gjeka dorëheqje e që do të nënkuptonte pranimin e faji të vet – Se ishte duke punuar në kundërshtim me ligje, duke rënë vetë brenda me këmbët e veta. ..?!!
Këtë të fundit , kuptohet se do ta kish pëlqyer edhe kryetari i ri Cungu ,sepse do t’i shkonte në favor të vetin. Andaj Gjeka , mbase përcaktohet për zhkarkim tijin në kuvend me votë, mbi bazën e një arsyetimi që u cek e do ta paraqeste DPS- Cungu . Dhe pastaj arsyetimi do të votohej apo jo nga kuvendi…?!
Në këtë situatë , mbase këshilltarët e mbetur mund të rrebeloheshin duke mos dëgjuar rekomandimet partiake të koalicionit të ri..?!!
Si duket këtë së fundmi e nuhati edhe Loro Ndrekiq- DPS, i cili për gjithë këtë u shpreh , me fjalët : „ nuk u besoj fort“?!






