Nazif Cungu rikthehet në postin e kryetarit të Ulqinit

March 16, 2016   | Intervista / Intervju, Lajmet / Vijesti

Kryetari-Ulqinit-Nazif-Cungu-Nga Besim Toska

Pas shumë problemeve e përqarjeve ndërmjet përfaqësuesve politik të shqiptarëve të Ulqinit viteve të fundit, ato janë shtuar edhe më shumë tash së fundi duke krijuar edhe krizë politike, duke kërkuar largimin e kryetarit Fatmir Gjeka.

Përfaqësuesit shqiptarë politik të Ulqinit, pas kësaj situate kishin arritur marrëveshje për formimin e pushtetit të ri dhe ndarjen e pozitave e që posti i kryetarit të Komunës ti takoj Forcës.

Fatmir Gjeka, sot zyrtarisht ka dhënë dorëheqje nga posti i të parit të Ulqinit, sipas tij këtë e ka bërë që Ulqini sa më parë të dalë nga kriza poltike.

E në anën tjetër  pritet që zyrtarisht kryetari i ri i Komunës së Ulqinit të zgjidhet Nazif Cungu, kjo do të ndodh të hënën, kur edhe pritet të mbidhen këshilltarët e kësaj komune.

Portali “Toskanapress.info”, ka kontakuar  Nazif Cungun, kryetar i ri i Komunës Ulqinit për të informuar qytetarët lidhur me marrjen e mandatit të ri.

Ai tregoi për “Toskanapress.info” se mbledhja e Kuvendit Komunal, parashihet të mbahet të hënën ku dhe do të zgjidhet kryetari dhe udhëheqja e re e Komunës së Ulqinit.  Sipas tij nuk pritet të ketë vonesa dhe krizë politike e cila ishte tash një kohë dhe shpreson se nuk duhet humbur më kohë e të punohet në dobi të qytetarëve të Ulqinit.

Marrëveshja e nënshkruar nga përfaqësuesit politik të Forcës, Partisë Demokratike, Unionit Demokratik të Shqiptarëve dhe PDS-ë, pritet që të gjithë të kenë pozita udhëheqëse, sipas votava të fituara në zgjehdjet lokale.

Historik- Të rikujtojmë se nga vitit 2002 deri me 24 shtator të vitit 2006  kryetar i Ulqinit ishte Fuad Nimani nga Unioni Demkratik i Shqipëtarëve.

Nga 24 shtatori apo vjeshta e vitit 2006 deri  verën  e nxehtë me 25 gusht të vitit 2011 kryetar i Komunës ishte Gëzim Hajdinaga, i cili nuk mundi të fitoi mandatin e dytë.

Shkëputja e degës së Anës së Malit prej UDSH-së me katër këshillëtarë që iu bashkëngjitën Forcës dhe Partis Socialdemokrate arritën ta krijojnë shumicën për të marrë pushtetin.

Me 22 gusht Forca e re ka treguar se ka fituar shumicën e re të Kuvendit Komunal të Ulqinit dhe e cila i është dorëzuar shërbimit të Kuvendit me iniciativën për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, propozimi i kryetarit të ri të Kuvendit dhe iniciativa për shkarkimin e Gëzim Hajdinagës nga posti kryetarit te Komunës se Ulqinit.

Me 25 shtator të vitit 2011 Kuvendi Komunal zgjodhi Nazif Cungun, kryetar të Ulqinit, atë kohë partia më e madhe opozitare në Ulqin dhe në fund të vitit 2013 nisen kërkesat për shkarkimin e tij e që dha dorëheqje  në shkurt të vitit 2014.

Me 24 shkurt të vitit 2014, kryetar i Ulqinit, u zgjedh nga këshilltarët komunal Fatmir Gjekaj, nga Partia Demokratike apo koalicionit “Bashkë për Ulqinin”. Për të votuan 17 këshilltarë të Forcës, koalicionit të tij dhe Malit të Zi Pozitiv,  ndërkaq Gjeka  dha dorëheqje sot me 16 mars 2016.

Toskanapress.info