Hana Cakuli lindë binjake – Elena dhe Dorela

March 17, 2016   | Lajmet / Vijesti

Ka lindur në Munih, aty ku nisi të jetoj që prej studimeve master. Dhe prej 5 muajsh këngëtarja Hana Cakuli po gëzon çdo moment me binjaket Elena dhe Dorela, të cilat i solli në jetë në tetor të vitit të kaluar…

Hana Cakuli lindë binjake

Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun Hana Cakuli është bërë nënë e dy vajzave. Këtë e ka njoftuar për Kolona.al ajo, ku ka treguar se këtë bekim e morri qysh me 25 tetor të vitit 2015.

“Kam lindë 2 vajza binjake qysh më 25 tetor 2015. E kam mbajt sekret deri tash pasi që nuk kam pas dëshirë që të flitet shumë nëpër media”, ka treguar Hana, duke bërë me dije se lajmin ekskluzivisht ka dashur ta jap për këtë portal.

Këngëtarja ulqinake, e cila për vite jetoi dhe studioi në Prishtinë, vajzat ka vendosur t’i quaj Elena dhe Dorela. Ajo gjithashtu ka treguar se të voglat e saj nuk ngjajnë me njëra tjetrën. “Nuk janë identike. Do të thotë janë 2 vezorësh”, ka treguar tutje nënë Hana.

“Është bekim i dyfishtë, por edhe angazhim i dyfishtë në kujdes”, është shprehur ajo.

Lindja është bërë në Munih, aty ku Hana bashkë me bashkëshortin e saj ulqinak/prishtinas, ka kohë që jeton. Ndryshe këngëtarja është martuar me 2 korrik 2014, ku dashurinë e saj e ka kurorëzuar me tri ceremoni martesore, në Prishtinë, Ulqin e Munih./Kolona.al