Lagjja e Geranave ne Ulqin në shek.XXI pa ujë për pirje – Video

March 18, 2016   | Lajmet / Vijesti, Rajoni / Region

Lagjja e Geranave ne Ulqin në shek.XXI pa ujëNë lagjen “Gjefrana 1” pjesa më e madhe e njerëzve e shfrytëzojnë ujin e bunarëve dhe të çezmave publike, pasi që deri te shtëpitë e tyre nuk arrin uji nga “Uji dhe Kanalizimi” i Ulqinit.

Disa prej tyre me vite furnizohen me ujë për pirje nga vendet për rreth.

Ujë nuk ka për askund, këtu tërë jetën nuk ka ujë, jo vetëm tash. Këtu nuk ka asgjë, as kanalizim, as rrjet ujësjellës.

Secilin muaj mbushi shishe të mëdha me ujë. Këtë ujë nuk guxoj ta pi. Është shumë i papastër. Dhe ka erë, thuan banorët e  lagjes Gjerana nga Ulqini.

Osman Çeja, Bekim Basha dhe Kujtim Nimanbegu jan ato prej banorëve të cilët kanë bunar në oborrin e shtëpisë së tyre. Ujin e përdorin vetëm për higjienë, por jo edhe për pirje, pasi që si thuan, nuk është i sigurt.

Dokumentarin jena duke e përcjellur në tërsi nga reportazhi i kryer nga Televizionin Teuta


Në lagjen Gjerana 1 tek Pusi i Barishtëve jetojnë rreth 40 familje të cilat që pothuajse 5 dekada nuk kanë furnizim të rregullt të ujit . Funksionimi i tyre është vetëm përmes saranxhave të cilët mbushen nga shiu. Banorët e kësaj lagje kanë vite që kërkojnë dhe luftojnë për zgjidhjen e këtij problemi, ata për Televizionin Teuta shprehen se akoma edhe sot në vitin 2016 jetojnë çdo ditë me të njëjtin problem.

Shpenzimet e tyre janë shumë të larta për të siguruar ujin për nevojat elementare duke arritur shifren 5 euro për një kubik ujë.

Kjo është një lagje e urbanizuar ku shtëpi të reja ndërtohen çdo ditë, njëri ndër ta është edhe Kujtim Nimanbegu i cili për Televizionin Teuta shprehet se punimet i ka zhvilluar me vështirësi të grumbullimit të ujit, ndërsa nga organet kopetente ai tha se zhgjidhjen e këtij problemi e kanë lënë në duart e vetë banorëve të cilët ata vetë duhet të mbulojnë çdo shpenzim.

Njëri ndër banorët më të vjetër në këtë lagje Osman Çeja shprehet se uji mungon si gjatë stinës së dimrit ashtu edhe gjatë stinës së verës

Kërkesat e tyre ndaj organeve kopetente nuk janë ndalur vit pas viti, ndërsa përgjigjet e marra janë absurde, banorëve u është thënë ndërtoni shtëpi në fushë!

Me shpresën që ky problem të zgjidhet Bekim Basha drejtohet me një apel përmes ekranit të Televizionit Teuta.

Të jetosh në shekull 21 në një lagje të qytetit të Ulqinit një vend bregdetar të cilit vetëm uji nuk i mungon dhe të ketë familje që jetojnë me të reshurat e shiut, të vë në pikëpyetje se në të vërtet në cilin shekull kemi mbetur ne si qytet.