Fjalimi që i ç’mendi dhe tronditi Ballkanin – Korrupsioni na mbyti

March 20, 2016   | Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

Seherzada DelicNjë arsimtare e cila punon në sektorin publik, gjegjësisht si arsimtare në një shkollë Boshnjake, gjatë një seance të Kuvendit, ka mbajtë një fjalim i cili kohën e fundit është përhapë në internet.

Presheva.com ju sjell videon dhe transkriptin e përkthyer në gjuhën shqipe.

“Mirëmbrëma ju uroj, unë jam Sheherzada Delic, jam para “pranverës Boshnjake” gjegjësisht i ndihmoj të rinjëve të mencur, perspektiv, inteligjent.

Nuk jam këtu për gjeneratën time, ju keni shkatërruar gjeneratën time, për të cilën ja turpërohem kudo që shkoj.

Ju duhet të më falni që unë po flas kaq me emocione, unë jam kështu emotive me vokalin tim, kjo është puna ime.

Kur mu dha rasti të ju them për jo veprimet e juaja, jo veprat e mira, por ato të këqia.

Kur mjeku shkon të operoj një njeri, ai mund edhe të gaboj dhe mund të humb një jetë, ndërsa ju, me thëniet e juaja, me atë që bëni në zgjedhje dhe votime, me blerje të votave, lobim, vetëm me një herë, për një moment ju vrisni 1000 njerëz, pasi ju nuk përfaqësoni interesat e tyre, ose i shishni ato, pasi edhe turpërimi juaj ka cmim, kjo parti, ajo parti, njëherë në njërën parti, tani në partinë tjetër, shitje, sakt dihet se sa të holla se sa është paguar një njeri nga një parti që të votoj për partinë tjetër.

Këtë populli e di, mos mendoni se ne, sikurse ajo thënja e urtë popullore “ulurinë në hënën”, ju nuk jeni të paarritshëm sikurse hëna, andaj edhe ne nuk jemi dele dhe qeni që leh.

Ne në këtë rast jemi tampon zonë, gjegjësisht tamponë, sic thotë mjeku që të mos gjakderdhim më shumë, ndërmjet masës që po don të ju gëlltitë dhe juve. Dhe ju, urdhëroni, nëse nuk keni frikë, ju na pini gjakun sic kam thënë sot, 20 vite me një fije kashte.

Për popullin kjo është e tepërt, ju duhet që të ndjeni këtë situatë, por për fat të keq ju këtë nuk e keni.

Ka këtu shumë njerëz të mencur, dhe ju tani thoni, ku ka më të mencur? Ka! Të mencur, të papunësuar, të cilëve ju nuk i leni të vijnë në pozitë, ku ata më mirë se ju 10.000 herë do ta bënin më mirë se ju punën. Ka zotëri, ka. Më pyesni mua. Unë të tillë “prodhoj”. Shkoni ju në shkollë dhe shihni se cfarë edukimi kanë të rinjtë, cfarë të rinjë briliantë kemi, ka masë të rinjë, të mencur, të talentuar, intelektual, shkenctarë, për të cilët dihet se nuk kanë mundur të vijnë në qeverisje, nuk kanë mundur të shprehin idenë e tyre, pasi ju keni zhvilluar falangat e juaja, spiune, nuk ju keni mundësuar që të vijnë në qeverisje, gjegjësisht nuk i keni mundësuar që edhe dicka të thonë. Eshtë humbur diku njeriu, nuk ekziston.

Unë këtu prezantoj xhepat e zbrazur, 20 vite punoj, kam ikur nga lufta dhe me vete kam marrë 2 fëmijë, tani 3 i rris, të mi, personal, ndërsa cdo vit, 200 të tjerë i edukoj në shkollë.

Ka, por vetëm se duhet ti lejohet, dhe ata duhet të gjejnë mënyrën se si të vijnë në pozitë.

Unë fëmijëve cdo ditë i flas, luftoni kundër tyre, unë cdo ditë në klasë për ju flas gjithcka të keqe, pasi ju nuk më keni dhënë shansin që për ju të flas mirë, dhe ju them: luftoni kundër të tillëve! Por si? Me dituri.

Populli më është ngopur, mjaft më.

Ne i kemi harxhuar të gjitha mënyrat demokratike të protestës, nga uria, nga lutjet, ja dhe intelektin televizionin, njerëzit shkruajnë, njerëzit bëjnë regji, filma dërgojnë nëpër botë, ndërsa bota lexon se ne cfarë qeverisje kemi. Ju asgjë. Për shkak se diplomat janë blerë në mënyrë masovike, cka nuk dini as me lexu, e le më të lexoni se cfarë aty shkruan, cka është ajo që ju aty lexoni. Ju nuk ndjeni popullin, populli po qan dhe nuk dëshiron më të qaj.

Këta të rinjtë, nuk janë ata kurrfarë huliganë ata janë shëndrruar nga zemërimi, dhe janë të zemëruar se kanë frikë pasi sot ndoshta kanë monedhë prej gjysmë markë, e nesër mund të mos kenë edhe gjysmë dhe i vjen keq të shohin prindërit e tyre që askund nuk punojnë, ndërsa ata kanë, sikur të gjithë këtu kanë nga 30 vite ndërsa nuk kanë përvojë pune e as 15.000 marka si ku në muaj….

Presheva.com

Dëgjojeni…

YouTube Preview Image