Qetkoviq: Koalicioni aktual i padobishëm dhe pa perspektivë – Video

March 20, 2016   | Politika

Andrija-Cetkovic-SNP-ULCINJKryetari i Këshillit komunal të PPS-së Andrija Qetkoviq, pas seancës së Kuvendit komunal të Ulqinit ka deklaruar për TV Teuta se sipas të gjitha gjasave qytetarët nuk mund të presin shumë nga pushteti i ardhshëm. Ai tha se koalicioni i ri ka mjaft pika të dobëta dhe që nga fillimi ajo nuk premton shumë.

Qetkoviq tha se koalicioni i ri ka fituar përkrahjen e qytetarëve të Ulqinit duke u përplasur njëri me tjetrin, e jo në bazë të projekteve, por shpreson se këshilltarët nuk do të vazhdojnë me avazin e vjetër sepse duhet të aktivizohen në përmirësimin e jetës në përgjthësi.