Loro Nrekiq zgjidhet kryetar i Parlamentit, Nazif Cungu kryetar i Ulqinit – Video

March 21, 2016   | Politika

Loro-Nrekiq-zgjidhet kryetar i Parlamentit të Ulqinit, Nazif-Cungu- kryetar i UlqinitKëshilltarët e Kuvendit komunal të Ulqinit të hënën me shumicë votash për kryetar të Komunës zgjodhën Nazif Cungun, liderin e Forcës së re demokratike, ndërsa për shef të Parlamentit lokal kryetarin e Këshillit komunal të PDS-së Loro Nrekiq, raporton portali Ul.info.

Zgjedhjen e Cungut dhe Nrekiqit e përkrahën përfaqësuesit e shumicës së porsaformuar në Komunë të Ulqinit: PDS-së, Forcës, Koalicionit “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit” dhe Unionit demokratik të Shqiptarëve.

Duke thënë se nuk dëshiron të jetë pjesë e lojërave politike në votim nuk morri pjesë Hajredin Kovaçi, këshilltari i Lidhjes demokratike në Mal të Zi, e i cili është pjesë e Koalicionit “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit”.

Këshilltari i PDS-së Borisllav Bashoviq tha se pret që kriza në Ulqin me këtë mbledhje do të përfundojë. “Mendojmë se zhvillimin e komunës duhet ta iniciojnë disa njerëz të ri”, tha Bashoviq.

„Këto janë fëtyra të vjetra, të cilët tash shumë kohë ekzistojnë në skenën politike“, deklaroi këshilltari i Partisë socialiste popullore Andrija Qetkoviq.

Pakënaqësinë me mënyrën e formimit të pushtetit të ri e shprehën këshilltarët e Partisë socialdemokrate dhe Frontit demokratik, derisa këshilltarët e URA-së nuk ishin të pranishëm në seancat e soçme.

Drejtuesit e posazgjedhur theksuan se duhet të punohet shpejt dhe bashkërisht në mënyrë që Ulqini të dal nga situata momentale.

Modeli i qeverisjes në Ulqin

Loro-Nrekiq-zgjidhet kryetar i Parlamentit të Ulqinit, Nazif-Cungu- kryetar i Ulqinit-Fatmir-Gjeka-
Foto Pobjeda