Markoviq: Modeli i Ulqinit edhe për veriun e Malit të Zi

March 21, 2016   | Ngjarjet - Events, Shtypi / Mediji

dushko-markoviqFormimi i pushtetit të ri në Ulqin nuk është rezultat  i tregtive partiake , por fryt i marrëveshjes i funksioneve të ndryshme politike në interes të qytetarëve së shpejti mund të zbatohet edhe në Komunat tjera, por edhe në nivelin shtetëror , konsiderojnë në PDS.

Zëvendës kryetari i PDS Dushko Markoviq ka vlerësuar se formimi i pushtetit të ri në Ulqin tregon se si bashkëpunimi i PDS me partitë e popujve pakicë dhe opsionet e ndryshme politike mund të jetë model i mirë edhe për qytetet e tjera , por edhe për nivelin shtetëror.

Bashkëpunimi në interes të qytetarëve  ,e jo luftë e zhveshtë partiake ose personale për funksion , mund të jetë model i mirë i bashkimit të opsioneve të ndryshme ,jo vetëm në Ulqin ,por edhe për mjedise tjera shumë nacionale ,siç janë Plava , Rozhaja dhe Gucia, sepse promovohet ideja e bashkëjetesës dhe bashkëpunimit politikë .

Njëkohësisht përvoja e bashkëpunimit në komuna mund t jetë sinjal edhe për arritjen e marrëveshjes në interes të qytetarëve në nivelin shtetëror, ka theksuar Markoviq për gazetën POBJEDA.

RTCG