Nika: “Kinobashta”– viktimë e “Divli Narit” në kuptimin e “lojrave të formimit të parcelave urbanstike

March 21, 2016   | Opinione

Kino-bashta-ulqin-Shkruan Muhamet   Nika

KINOBASHTA” – VIKTIMË E “DIVLI NARIT”  NË KUPTIMIN E  “LOJRAVE TË FORMIMIT TË  PARCELAVE  URBANSTIKE NGA PARCELA  KADASTRALE” NË NDËRTIM?!

KURAN : “ Nëse  shihni diçka të keqe , bëni përpjekje ta ndaloni me dorën      tuaj. Nëse nuk mundeni me dorë, përpiquni ta ndalni me gojë, e nëse nuk mundeni –  urrejeni me zemër dhe heshtni…  Por   kjo dëshmon se  besimi  juaj është i  dobët “ sepse   Zoti e bën ashtu si do vetë..?!                                                          

Kur dikur para 10 viteve , gjyqi , u kish kthyer ish – pronarëve  tokën e kinobashtës sipas ligjit të privatizimit-  avokati i shtëpisë së kulturës,  ish ankuar ,  që zyberajve  u ish kthyer toka e huaj e jo, ajo të cilën e posedonin sipas tapive të vjetra–  me të cilat vërtetohet  se prona e tyre   fillon e  shtrihej  prej  diku te  Divli nari  e deri  pranë kinobashtës, duke kërkuar kështu  anolimin e vendimit të  kthimit – çka gjykata edhe e respektoi ..?!

Ndërsa sot, nëse  dëshirojmë  të zbërthejmë drejtë  , konstatimin  e lajmit – për dënimin me burg të  N.Dragës , si fajtor  rreth asaj – përse  u humb Kino Bashta .?!  Dua të veçoj se a jo që  më  bie në sy   në lajmet e portaleve,   shohim të jetë arsyetimi,  me të cilin thuhet se   gjoja  ajo :..”  me vite nuk u shfrytëzua në bazë të dedikimit që kishte me vendim kuvendi dhe  për këtë arsye  u ish  kthyer pasardhësve të pronarëve…?! .

Për të kuptuar drejtë çështjen dhe për të zbërthyer problemin  e paraqitur-   se këtu kemi të bëjmë  me një  mashtrim  mjegullim  perfid  urbanistik ,  në favor të humbjes  së kinemasë  , nga qarqe dhe grupe  të caktuara interesi  duke  shtrembëruar faktet dhe ligjin-  e duke gjetur  kurbanin- Ne  po pyesim dhe njëkohësisht   po sqarojmë:

  • Pse gjykata , në procesin e përsëritur- të kthimit   të tokës, ishte e njëanshme duke kthyer   vetëm një pjesë të saj – zyberajve  të amputuar  në emër të parcelës urbanistike, kurse Mimillosheviqëve jo,  ndërsa   realisht  kinobashta  aq shumë e përfolur  dihej që shtrihej në sipërfaqen e këtij të fundit…?!