Oferta për qiramarrje të 50 metra plazhë në Ulqin 351.837 €

March 21, 2016   | Lajmet / Vijesti, Turizmi / Turizam

Oferta për qiramarrje të 50 metra plazhë në Ulqin 351.837 euro-Duhet cekur që ndërmarrja publike ”Të mirat detare” e cila menaxhon bregun e detit në Mal të Zi një pjesë të madhe të buxhetit të saj mbushet pikërisht nga komuna e Ulqinit.

Këto ditë eshtë duke u ba valorizimi i plazheve të Ulqinit. Qiraja më e madhe për një plazh në nivel vjetor këtë vit i takon plazhit të vogël ku për 50 metra plazhë ulqinaku Aleksandar Shkrela ofroi 351.837 euro, raporton gazeta ” Vijesti”.

Siç transmeton gazeta Vijesti, për qiramarrje vjetore të kësaj pjese të Ranës ”Të mirat detare” ka kërkuar minimum 550 euro.

Në vend të dytë ishte oferta e Ana Fabris me vlerë 1560 euro, ndërsa e treta ajo e Sanja Abramoviq prej 30 mijë eurosh.

velikaplaza-ulcinj

Sa paguanë qiramarrësit e plazheve në Ulqin vitin 2015

Duke u referuar gazetës “Vijesti” të vitit 2015, qiraja më e madhe për një plazh në nivel vjetor vitit 2015 i takon plazhit para ish hotelit Lido në Plazhin e madh. Kompania ruse Capital estate për plazhin në gjatësi prej 200m duke përfshirë edhe bungalot i paguan ndërmarrjes publike ”Të mirat detare” plotë 39 900 euro, pa TVSH, që është edhe çmimi më i lartë nga të gjitha plazhet.

Siç transmeton Vijesti , për plazhin Safari, kompania Deli turs  nga Ulqini për 220m gjatësi paguan 38 706 euro, Tropicana për 250m paguan 36 467 euro, Majami 35 251 euro, Kopakabana 35 000 euro.

Më shumë se 30 mijë euro paguajnë edhe Real Estate për Plazhin e vogël, Toni grill kurse firma Agros pronare e hotelit Otrant paguan qira vjetore 29 000 euro pa TVSH.