Emisioni “Portreti”: Protagoniste Gjylie Muharremi, rapsode e folklorit të Ulqinit

March 22, 2016   | Intervista / Intervju

Gjylie Muharremi-hatixhe-nelaj-tv-teutaGjylije Sadiku Muharremi, legjenda e gjallë e këngës shqiptare, ruajtëse e traditës muzikore popullore të Ulqinit dhe interpretuese e kengëve të vjetra ulqinake e shkodrane, sot 82 vjeçare  flet mbi veprimtarin e saj muzikore 60-vjeçare në prezencën e moderatores Hatixhe Nelaj gazetare e Tv Teutës.

gjylije-muharremi

Kënga e vallja popullore qytetare, folklori burimor shqiptar në trevën e Ulqinit janë trashëguar me fanatizëm gjeneratave ndër vite nga paraardhësit e tyre, për ta ruajtur dhe demonstruar këtë fond kulturor me tërë pastërtinë dhe origjinalitetin e saj. E si të tillë që kontribuojnë për mbajtjen gjallë të kulturës në qytezën e tyre, e sidomos të folklorit në Shoqatën Kulturore të Ulqinit.

Gjylije Muharremi (Sadiku)_januzi_nexhati

Jo të pakta janë familje e individë që kanë trashëguar të pastër dhe origjinale këngën popullore qytetare. Këtu mund të vërejmë familjen Muharremi, si trashëgues me fanatizëm të këngës origjinale. Zonja Gjylije Muharremi është një thesar i çmuar me vlera të gjalla artistike. Në fondin e saj muzikor si këngëtare ka një repertor me të vërtetë për t’u admiruar. 450 këngë së bashku me muzikën origjinale jetojnë të gjalla në mendjen e z. Gjylije. 450 tekste këngësh të trashëguara si familje. Mendoj se është një thesar me shumë interes, për radiot lokale, shtetërore apo private në Mal të Zi, për pasurimin e fondit të tyre muzikor. Ndonëse 82 vjeçare ajo është bartëse e një videoklipi dhe një kasete me këngë të vjetra popullore qytetare ulqinake, ku vlen të përmendet inçizimit live si dhe trajtimi me shumë finesë që zonja Gjylije i ka bërë zërit të saj ndër vite.

Gjylije dhe Januz  Muharremi

Gjylije Muharremi është njëra prej këngëtareve më të vjetra shqiptare të ish-Jugosllavisë. Vërsnike me Nexhmije Pagarushën, që e ka shoqe, ajo ka kënduar jo vetëm në Ulqin, por edhe në vende të tjera dhe ka qenë “anëtare e folklorit”qysh në moshën shtatë vjeç, kur aq shumë e përkëdhelnin prindërit që nuk i rrojnë më. Përveçse këngëtare që ka dalë të këndonte para njerëzve , atëherë kur gruaja ulqinake ishte e ndrydhur prej mentaliteteve të vjetra, ajo është nëna e një këngëtari të njohur në Ulqin, që quhet Januz Muharremi.