Nuk dihet nëse ka persona të lënduar nga Mali i Zi, sidomos nga Ulqini në Bruksel – LIVE

March 22, 2016   | Bota, Lajmet / Vijesti

atentati ne bruselNë mëngjesin e sotëm një seri shpërthimesh eksplozive e kanë tronditur Brukselin e Belgjikës, në të cilat, sipas informative të fundit, të paktën 34 persona kanë humbur jetën, ndërkaq dhjetëra të tjerë janë plagosur.

Në Belgjikë jeton një numër i konsiderueshëm i shtetasve të Malit të Zi e sidomos nga qyteti i Ulqinit ku disa persona punojn ne afërsi të ngjarjeve, por nga Ambasada thonë që deri më tani nuk ka ndonjë informatë për të plagosur ose të vdekur dikush nga Mali i Zi.

Ashtu siç njoftojnë për agjensin e lajmeve “Belga” nga Ambasada e  Mali i Zi në Bruksel, nëpër qytet vazhdimisht dëgjohen sirenat e automjeteve të policisë dhe të ndihmës së shpejt, situata është e tensionuar. Ambasada e  Mali i Zi në Bruksel ka bërë të ditur se deri më tani nuk ka të dhëna se në mesin e viktimave nuk ka shtetas nga Mali i Zi. .

Kliko ne Video Live