Gjeka: Ulqinit ti kthehen gjysmë milioni euro nga Nusho Kallaç

March 23, 2016   | Ekonomia / Ekonomija

Fatmir-Gjeka-UlqinGjykata supreme e Malit të Zi ka anuluar vendimin e Gjykatës së lartë në bazë të të cilit avokati nga Rozhaja Nusho Kallaç në fund të vitit të kaluar morri nga Komuna e Ulqinit gjysmë milioni euro, shkruan “Vijesti”, raporton portali Ul.info.

Kryetari i deritashëm i Komunës Fatmir Gjeka ka thënë se Kallaç duhet të kthejë paratë në arkën lokale.

Gjeka më herë ka paralajmëruar se bëhet fjalë për aferë gjyqësore e cila ka elemente korruptive dhe thirri prokurorinë të reagoi.

Bëhet fjalë për lëndën gjyqësore e cila daton para më shumë se tre dekadash. Kallaç kërkoi nga Komuna e Ulqinit kompensimin për marrjen e tokës për parkingun e ish hotelit “Galeb” i cili i takoi kompanisë “Progres” nga Piroti.

Mbasi që ndërmarrja shkoi në faliment kontestin e bleu avokati i saj Kallaç për 70 mijë euro.

Kërkesën e tij për kompensim e hodhi poshtë Gjykata themelore e Ulqinit, ndërsa Gjykata e lartë në Podgoricë vlerësoi se bëhej fjalë për cesion dhe solli vendimin për pagesën e kompensimit.