Ibroçi: Poezi për politikën aktuale në Mal të Zi

March 23, 2016   | Lajmet / Vijesti, Opinione

-Gezim- Ibroci-Urime për ju…. por  çka për ne ???

U formuat kishe për të vënë drejtësi
shfrytëzuat popullin, e mashtruat si fëmijë.
Premtimet e njëjta për çdo vit të ri,
politikan-babadimër  faqezi!

Nëse po pyetën se me kend e kam,
po të flas ty, o shejtan, që veten quan politikan!
Tash sa vite çka po ban?
Unë dy jetë nuk i kam !

Votoni shqip, e mori katundari, sheherlia,
në fushatë s’guxonë njeriu të rri as te shpija!
Më voto edhe këtë  her, unë të bie drita, unë të punësoj!
Ta kryej  ‘at’ punën, asfalt deri te shpija ta shtrojë!

Nuk u ndalët së përçari,
tuj shty brirët kush i pari
Kishe ju lidera, eksperta, kryetarë
Patriota deri në Tivar!

A e pyetët vehten ju
Sa  ky vend ka përparu
prej kur në skenë dolët ju?

Edhe pse të gjitha i kishit në dorë
Lideruca,  ju hupi rruga në oborr!
Pasi pështyet njëri tjetrin mirë e mirë
Me urdhër nga ‘lartë’ u sollët për të lëpirë!

Opa…. e teprova po mendoni me fjalorin
akuzat e ofendimet
Pse, a mos vallë merituat lavdërimet!

Ore ju pseudo-politikanë,
Kur rezultat të mirë keni me dhanë?
Unë vetëm një jetë e kam!

 Ulqin 22.03.16