Nderohen me medaljen e Artë e Argjendtë, ullishtarët e Ulqinit në Kroaci

March 23, 2016   | Lajmet / Vijesti

Nderohen me çmime ullishtarët e Ulqinit në Kroaci-Gjatë fundjavës së kaluar në Brac të Kroacisë është mbajtur manifestimi ndërkombëtar i përvitëshëm i ullishtarisë  “Noćnjak” në lidhje me prodhimin e vajit  të ullirit,ku pjesmarrës ishin shumë konkurentë nga shtete të ndryshme,si Kroacia,Sllovenia, Italia,Shqipëria,Mali i Zi etj, raporton portali TV Teuta.

Në këtë garë të vajit, Ulqini mori pjesë me 45 ullishtarë dhe spikati duke sjellë  tre medalje e mirënjohje  nga prodhuesit e vajit të ullirit,për sa I përket cilësisë së vajit,dy të argjendë e një i arit.

Nderohen me çmime ullishtarët e Ulqinit në Kroaci-1

Ato u fituan nga Arben Elezaga, Mentor Zejnelaga dhe Bekim Basha .

Kryetari i shoqatës së ullishtarëve Arben Elezaga tha për televizionin Teuta, se konkurenca ka qënë e madhe e nuk e prisnim këtë shpërblim pasi ka pasur shumë ullishtarë të njohur sidomos nga Kroacia që e kanë kualitetin e vajit shumë të mire, prandaj jam shumë i kënaqur për këtë vlerësim,përfundon Elezaga.

Ndërsa për fituesin e medaljes së artë Mentor Zejnelaga, edhe pse ishte hera e parë parë që merrte pjesë në këtë manifestim, arriti që të shpallej fitues në kategorinë e cilësisë së vajit.

Anëtari i shoqatës së ullishtarëve Bekim Basha, apeloi që të rinjtë të jenë më afër traditës së prodhimtarisë së vajit të ullirit.