Shtyhet seanca parlamentare për shkarkimin e Krivokapiqit

March 23, 2016   | Shtypi / Mediji

SKUPSTINA-CRNE-GOREMbledhja e Kuvendit të Malit të Zi në të cilën është dashtë të debatohet për 15 pika të rendit të ditës në mesin e të cilave edhe propozimi për shkarkimin e kryetarit aktual të Kuvendit Ranko Krivokapiq nuk do të mbahet sot. Kështu u kumtua sot pas mbledhjes së kolegiumit të kryetarit të Kuvendit, pasi që siç  njoftohet, Qeveria e Malit të Zi i ka tërheq 14 pika për të cilat deputetet e Kuvendit është dashtë të debatojnë në plenumin e sotëm.

votimi-i-shkarkimin e Krivokapiqit-potpisi-smjenjivanja-krivokapica
votimi-i-shkarkimin e Krivokapiqit-potpisi-smjenjivanja-krivokapica-1

Deputetët është dashtë që sot të deklarohen për ligjet e propozuara për mjedisin, punën, ndalimin e keqpërdorimeve në punë, përfaqësimin e sindikatave si dhe për formimin e Këshillit për përcjelljen dhe kontrollin e realizimit të projektit në ndërtimin e autostradës, Tivar-Bolare. Në rend të ditës ishin edhe raportet për aktivitetet në bazë të kontratave për dhënien me qira të “Llushtica Devellopment” në Tivat, të kazermës “Bataljoni i Orienit” në Kumbor dhe të truallit në siujdhesën Llushtica në Herceg Novi. Propozimin për shkarkimin e Krivokapiqit e kanë dorëzuar 36  deputetë të PDS, të Partisë Boshnjake, të Partisë Liberale, të FORCA-s dhe Iniciativës Qytetare Kroate. Në arsyetim përkujtohet se klubi i deputetëve të Partisë Socialdemokratike në mbledhjen e jashtëzakonshme me 27 janar, në të cilën qeveria ka fituar votëbesimin, ka votuar kundër. Në këtë mënyrë, siç theksohet, PSD njëanshëm ka shfuqizuar marrëveshjen për veprimtari të përbashkët politike prej me 6 nëntor të vitit 2012 të nënshkruar nga PDS, PSD, Partia Liberale, Partia Demokratike, Partia Boshnjake, Koalicioni, “Forca për bashkim” dhe Iniciativa Qytetare Kroate. Gazeta e Podgoricës, “Pobjeda” shkruan se PDS, Partia Boshnjake, Forca dhe Iniciativa Qytetare Kroate do të kërkojë që në mbledhjen e Kuvendit, pika e parë e rendit të ditës të jetë debati për shkarkimin e kryetarit Krivoakapiq. Këtë iniciativë formalisht duhet ta dorëzojë shefi i klubit të deputetëve të PDS, Millutin Simoviq.

TVCG