“Dan”: Punësimet në komunen e Ulqinit, Prokuroria nis hetimet ndaj Gjekës

March 24, 2016   | Shtypi / Mediji

Prokuroria speciale shtetërore po kryen hetimin për shkak të dyshimet se gjatë mandatit të kryetarit të Komunës Fatmir Gjeka kishte punësim të paligjshëm, shkruan “Dan”, raporton portali Ul.info.

Prokuroria nis hetimet ndaj Gjekës-DAN

Siç thotë kjo gazetë, prej Gjekës para tre javëve është kërkuar që të jap informacionet për punësimin e tre këshilltarëve në kabinetin e tij.

“Dorëzuam dokumentacionin e kërkuar. Mendoj se nuk kishte shkelje të ligjit. Dy konkurse janë kryer në pajtim me procedurën ligjore, e një është anuluar”, tha Gjeka për “Dan” duke shtuar se është marrë pëlqimi nga Ministria e financave.

Sipas shkrimit të kësaj gazetë, në fokus të hetimeve të Prokurorisë speciale është edhe lënda lidhur me ridedikimin e tokës komunale në Shas.