E turpshme! Përdhoset shtatorja e Nënës Terezë në Tiranë

March 24, 2016   | Ngjarjet - Events

Përdhoset shtatorja e Nënës Terezë në TiranëShtatorja e humanistes shqiptare, Nënës Terezë, është fotografuar në një gjendje të tmerrshme nga mediat shqiptare në Tiranë.

Fotografia është bërë më 22 mars 2016, nga Ivana Dervishi.

Reporter.al njofton se shtatorja e Nënës Terezë, e punuar me rastin e 100 vjetorit të lindjes së saj, është vepër e skulptorit nga Kosova, Luan Mulliqi dhe ishte e vendosur në aeroportin “Nëna Terezë” në Tiranë, por tashmë është hedhur pa kujdes në një rrugë në Komunën e Parisit.

Nëna Terezë do të shpallet shenjtore më 4 shtator.

Papa Françesku e shpalli ditën e kanonizimit më 15 mars, duke i hapur rrugë shpalljes shenjtore të murgeshës shqiptare që u kujdes për të varfrit, të sëmurët e të pambrojturit.

KosovaLive360