Nika: A ka përgjegjësi kryetari i gjyqit të Ulqinit në rastin e aferës Kallaç ?!!

March 24, 2016   | Opinione

Muhamet-Nika NE THEMI PO- DHE JA PSE:

Më herët qytetarët e Ulqinit  janë njoftuar se si–  Gjykata e Ulqinit   pat lejuar ekzekutimin e lëndës së  gjykatës së   shkallës së parë  në emër të një borxh  për  firmën  Progres të Serbisë …?! Mirëpo ,  pas ankesës nga ana e komunës, mësohet se rasti  mbaroi në favor të komunës – paratë duhet të kthehen , dhe  këtë e konfirmoi edhe vetë kryetari Cungu , në takimin e tij me të punësuarit e pushtetit lokal .

Po sa ekziston mundësia  reale e kthimit të këtyre parave ?! Shanset janë shumë të vogla?!

Prandaj , si duket punëtoret edhe (nuk) ishin aq shumë “ të bindur”  në  mundësinë e kthimit ..?! Sa që  ngjau që edhe në fund të takimit kur   kryetari i  pyeti ,në se mos kanë diç të pa qartë në këtë mes   dhe lirisht le  të pyesin – rezultoi që ata  të gjitha i kishin të qarta  duke u shprehur  që nuk ka nevojë  për sqarime.  Përveç se në heshtje , sikur thanë , se   kryetari i  gjyqit me  kryetarin  e  komunës  dhe sidomos  kryetarit të  kuvendit – që ushtron funksion kontrollues-  lejuan shkelje të rënda ligjore, sepse:

  • kryetari i gjyqit nuk ka guxuar të lejojë të çohen paratë nga arka e komunës për disa arsye ligjore  e që janë:
  • sipas ligjit , për lëndët në dëm të komunës- vlera e të cilave i kalon të 30 mijë eurot , si   kontesti në fjalë –  doemos  do duhej që rasti,  të shoqërohej  me vendim të kuvendit -si  pikë e rendit të ditës duke u folur për te , para se të flitej, për shembull  në seanca:” Sa pica u hëngrën  nga kryetari i komunës dhe sa ishin të pjekura ose të pa pjekura…. , duke na kujtuar këtu gjyqin e Nexhmije  Hoxhës, për punë çokollatash që ia kish blerë macës shtepiake….?!!
  • Pra Lëndët me shuma të mëdha- si ky në rastin konkret që gjunjëzoi funksionimin e pushtetit vendor – ata  nuk kanë  guxuar , ti mbrojë mbrojtësi i komunës,  e sidomos jo  mbrojtësi i pa autorizuar  i komunës-  pa vendim kuvendi dhe duke njoftuar gjykatësin për këtë.
  • Kjo është një praktikë anti kushtetuese  diskriminuese dhe në kundërshtim të akteve ndërkombëtare  që e obligojnë shtetin e Malit të Zi me kushtetutë dhe  kanë primat ndaj ligjeve të vendit..
  • Me vendim të vetin kryetari i gjykatës – këtë nuk guxoi ta bëjë , sepse pala – komuna , kish paralajmëruar që do të bëjë  ankesë në gjykatën e shkallës së dytë të cilën edhe e fitoi?!  E nëse nuk e kish njoftuar  për këtë atë , atëherë – mbrojtësi i komunës bëri shkelje ligjore…?! Pra ai është dashur të deklarohet që nuk është meritorë  për mbrojtje të lëndëve të tilla
  • Tjetër- Me këtë veprim i  mohohet  e  drejta  e shprehjes  – gjykimit  të çështjes nga  gjyktat e shkallëve tjera dhe paragjykohet duke e  bërë  atë 5 herë fajtor për këtë.

Po si të veprohet..?!

Mendojmë që në se kësaj nuk i jepet zgjedhje  e drejtë– duke e ditur që koalicioni i ri qeverisës , nuk  është model i shumë kujt në veprim  politik të njerëzve  *- votuesve, do të duhej që punëtorët e pushtetit vendor të demonstrojnë para gjykatës  – kundër vendimit të  gjyqit dhe të ngrihet , pse jo edhe një trup i mbledhjes  së  nënshkrimeve nga qytetarët për thirrjen e kuvendit të Ulqinit  me forma alternative-për çështjen  e hapura  të bllokadave gjyqësore , për të evituar  sa më parë  një anshmëritë dhe krimin e organizuar për të cilin flitet..?!!

E do të bënte  pse jo edhe ndonjë gjuajtje e lehtë ,me veze- apo VO  si u thonë në Ulqin , kuptohet nëse i kemi VOTË..?!!

 

Pikëpamjet e shprehura në faqen “OPINIONE” nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „Lajmeve nga Ulqini„