Nimanbegu: Abazoviqi i shkakton dëme të mëdha popullit shqiptarë
Genci Nimanbegu ka hedhur poshtë akuzat e nënkryetarit të URA-së Dritan Abazoviq që ai dhe kolegët e tij nga partitë e pakicave janë „dajak në duartë e PDS-së“.
Deputeti i Forcës Genci Nimanbegu , në lidhje me formimin e ri të klubit nga deputeti Nik Gjeloshaj me përfaqsuesit e partive qytetare dhe deklaratat e tija se në mes tyre nuk ka komunkimi të mirë, tha se nuk mund të komentojë deklaratat e deputetëve që fatkeqsisht kanë 300-400 vota.
Sa i përket deklaratave të Dritan Abazoviq se partitë shqiptare janë satelitë të PDS-së, Nimanbegu tha se atëherë do të thotë se Abazoviq në Ulqin ka marrë pjesë në pushtet si satelit i satelitëve.
„Abazoviq vazhdon t’i shkaktojë dëme popullit shqiptarë me përfaqësimin e ti“, tha ai dje në Kuvendin e Malit të Zi, e transmeton gazeta „Vijesti”.






