Ulqini tërheq vëmendjen në panairin ‘MITT Moska 2016’

March 24, 2016   | Lajmet / Vijesti, Turizmi / Turizam

OTU-MITT-Moska 2016-TOU-MITT-Moskva 2016-Ulcinj-UlqinOrganizata Turistike e Ulqinit në bashkëpunim me Organizatën Nacionale, Organizatat lokale si dhe me afaristët tanë, është duke marrë pjesë në panairin ndërkombëtar të turizmit Mitt 2016 që po mbahet në Moskë prej 22 deri 26 mars, dhe në këtë mënyrë po prezantohet  oferta turistike e Malit të Zi. Mitt është panairi më i madh në Rusi dhe njëri ndër më të rëndësishmit sa i përket panaireve të turizmit botëror. Me rreth 2000 ekspozues prej 200 vendeve të ndryshme botërore, Mitt është një vend ku kompanitë turistike dhe destinacionet turistike mund të bëjnë kontrata me agjensionet dhe turoperaterët në këtë treg të rëndësishëm.

OTU-MITT-Moska 2016-TOU-MITT-Moskva 2016-Ulcinj-Ulqin-1

Delegacioni i Malit të Zi drejtohet nga drejtoresha e ONT Zhelka Radak. Prej afaristeve nga Komuna e Ulqinit të cilët së bashku me OT po prezantojnë ofertën turistike janë Riviera e Ulqinit, dhe apartmanet Eneida të cilët deri në mbarim të panairit do të kenë kontakte me partnerë dhe klijentë të interesuar.

Në këtë panair marrin pjesë profesionistë nga lëmia e turizmit siç janë drejtora, menaxhere, përfaqësues të shteteve që kanë një rol të rëndësishëm në industrinë e turizmit , kështu që me bindje mund të themi që është një vend ku mund të shkëmbehen mendime, ide por edhe pse jo, të nënshkruhen kontrata të reja dhe të diskutohet për tema aktuale dhe të definohen prioritetet në lëmin e turizmit.

OTU-MITT-Moska 2016-TOU-MITT-Moskva 2016-Ulcinj-Ulqin-2

Ruset janë turistë që vazhdimisht vizitojnë Malin e Zi, kurse Ulqinin në vitin 2015 sipas të dhënave statistikore e kanë vizituar  7.000 turiste nga Rusia që kanë realizuar 67.903 fjetje.

 

Shërbimi i OT Ulqin