Nika: Bardhi rrezikon pensionin

March 25, 2016   | Lajmet / Vijesti, Opinione

 Mehmet Bardhi za DANPENSIONI  I BARDHIT – A S’ JEMI POPULL I PA YRNEK..?!!

Shkruan: Muhamet Nika

Sot  në gazetën  “ Dan “ u publikua edhe një  ”mëkat” tjetër i Gjekës   që çoi  Bardhin në pension NË MËNYRË RETROAKTIVE DHE DIKUSH “ NGA TANËT – PËR KËTË  PADITI…?!!

Andaj me të drejtë  po pyes ,  a jemi popull I  pa yrnek dhe  qe  pse?”  Thuhet që edhe vetë Titoja i shkret   kish  lënë Jovankën pa PENSION DUKE  VUAJTUR URINË MOLLOSHEVIQJANE   ME NJË BUKË DHE NJË JOGURT NË NJË BIRUCË…, PASI KY I FUNDIT I KISH  ZËNË EDHE   REZIDENCËN E TITOS PËR BANESË.

…..Bisedohet se  TITOS, nuk kish pasur kush t’ia hap dhe për pasojë – as  kush t’ia mbyll librezën e punës , për pension…?!

Por gjithashtu , gjatë një vizite si student në shtëpinë e një shoku  nga Drenica – filluam të këndojmë për Shote Galicën- gruan e Azem Galicës,  dhe një “bacë”-na tha : qysh  po këndoni more- po a se dini se ajo në pleqëri kish vuajtur urie sepse i mungoi  përkujdesja…?!! Them të drejtën këtë atëherë nuk mund ta besoja që mund ta kishin lejuar shqiptarë të ndodh?! Edhe sot nuk e di të vërtetën dhe nuk kam guxuar të pyes dikë nga turpi…?!! E këtu, mbase po më merr kuptim edhe titulli i atij libri të botuar këtyre ditëve: “ Ngjarje dhe ndodhi..” , të cilat kujtoj se janë sinonime-  si gjuhëtarë- njëra  zëvendëson tjetrën dhe e përjashton PËRDORIMIN E DYFISHTË?!

  Po dhe Fadil Taipi i jonë,   ish-kryetar i komunës së Ulqinit, deklaronte  aty nga fundi i jetës , se sikur të mos kish qenë një malazi- prej Podgorcet edhe ky si Titoja – për shqiptarët  mbeti pa pension?!!

Po le ti kthehemi Bardhit.

 Kur lexova këtë shkrim të Danit, mu kujtua  të ulëm dhe  të  rrëfej  nga këndi i im fatin e Bardhit  ,e  duke revokuar me një paralelizëm të   një legjendë për mbretëreshën Helenë të anzhuajve.  Fillimisht po më kujtohet – mu kujtua një skenë në prag të formimit të shumicës së re parlamentare  të fundit, si kjo:

 Derisa  liderucat  e partive shqiptare , bridhnin sa poshtë aq lartë , nga mëngjesi në mbrëmje e deri në orët e vona të natës- tre të mëngjesit ,   si  puna e asaj “  maceje  që do të pjellë..”,kuptohet pas funksioneve, Lideri i shqiptarëve nga viti 90 , Mehmet Bardhi po ashtu bridhte poshtë e  lartë- nga zyra në zyrë, por kësaj radhe  jo  më- pas funksioneve  të cilat vetë ia dhamë…, veçse pas stazhit të punës që komuna nuk po ia  pranonte  daljen në pension edhe pse me komunë kish të shkruar një marrëveshje- kontratë  , që i siguronte  vendin  e  punës, si përkthyes  deri sa të ushtronte funksionin e deputetit…?! Marrëveshjen e kish të nënshkruar nga unë…?!

Për këtë yrnek( ngjarje –ndodhi….),   mu kujtua historia e  fshatit Dobërlan?!, buzë uji,  sipas një  paralelizmi të përmendur..?!!

Kam lexuar diku, mbase në shkrimet e Hajrudin Mujës, por le të më falë nëse gaboj , për  një legjendë tepër interesante ,  rreth Princeshës  Helena , të derës së anzhuajve e cila qeverisi në trekëndëshin Ulqin- Tivar- Krajë.  Në fakt autori , kish shënuar se  princesha  bujare  e cila  ndërtoi   Tivarin,  në moshën e saj të thyer ,  vendosi të bëhej askete – duke iu lutur Zotit në një shpellë  të fshatit Dobërlan?!

Për të respektuar vullnetin e saj, banorët e Dobërlanit, në kujtim të ditëve të bukura me te dhe në shenj respekti,  ishin zotuar se asaj për ç’do ditë  në  shpellë do t’i çonin nga një peshk . Por nuk kaloi shumë kohë  e ata u mërzitën…duke e lënë  atë -pa peshkun e premtuar…?!K

ështu , mbretëresha  e prekur thellë dhe e fyer deri në kulm , doli nga shpella duke  u nisur  rrugës  në drejtim të   Tivarit   e duke mos e kthyer  as kokën pas, pamarre parasysh  që dobërlanësit i luteshin që ajo  të kthehej .

Po duket historia e Dobërlanit , përsëritët….,edhe Bardhin  “ dobërlanësit…“ deshen  ta   lënë pa peshk?!

Andaj po e mbyllim me atë që e nisëm– A s’jemi popull i  pa yrnek?!