Kryetari Cungu takohen me udhëheqesit e Vodacomit

March 26, 2016   | Ekonomia / Ekonomija

Kryetari Cungu takohen me udhëheqesit e Vodacomit-1Kryetari i Ulqinit Nazif Cungu  priti   në një takim  pune drejtorin e Vodacomit Boris Vukoviq dhe bashkëpunëtorët  e tij.

Takimi  i inicuar  nga  z. Cungu  kishte  për qëllimi  që  të njoftohej  më  për së afrmi  me detyrat  dhe  obligimet që ka komuna  jonë  e që  kanë  bërë  ngecjen e  realizimit  të  projektit madhore  prej  20 milion  eurosh. Projekt, që dukshëm  do  të përmirësonte furnizimin  me ujë  dhe rregullimin e  kanalizimit  dhe  ujrave   të  zeza  në  territorin e komunës  tonë. Në takim u  tha që Komuna  e Ulqinit ka një borxh prej 191 mijë  eurosh ndaj Vodacomit  e  shlyrja e tij  do ti  hapte udhë aktiviteteve  të tjera të rëndësishme  që do  të  kryheshin deri në fund të këtij viti. Ndërkohë që viti i ardhëshëm do  të ishte vit i realizimit  të tenderave dhe fillimit të punimeve .

Cungu  me  bashkëpunëtorë  tha se  me  buxhetin  e këtij  viti  janë  paraparë  për këto  nevoja rreth  100 mije euro e ne do te shohim mundësine  që  për   pagesat  e  mepasme  të  hasim  ne mirëkuptim  tek Vodacomi. Qellimi  ynë  nënvizoi Cungu është që  të   përshpejtojmë  punimet  dhe  te ruajmë seriozitetin tek faktori  ndërkombëtarë në  rastin konkret tek Banka KFW tek ajo për Zhvillim dhe tek Qeveria  e Malit të Zi, por dhe me sa  më  pak  dhimbje të tejkalohen masat qe duhet  të ndërmarrim, ne  rastin  konkret  ne ndermarrjen për çeshtje  komunale.  Sido qe  të jete nenvizoi Cungu Kuvendi  do te jete i njoftuar detalisht dhe do te jete ai që do të japë fjalën përfundimtare.

Komuna Ulqinit