Në Tiranë ndahen tituj të lartë për krijuesit nga Mali I Zi

March 28, 2016   | Kulturë / Kultura, Lajmet / Vijesti

Ibrahim Berjashi-Hatixhe Nelaj-Ali Daci-Ismet Karamanaga –Flutur Mustafa –Për here të parë  Lidhja Ndërkombëtare  e poetëve ,shkrimtarëve dhe artistëve “Pegasi “Albania , ,Akademia Alternative Pegasiane, dje në Muzeun historik në Tiranë , u  jep titullin e lartë “Pegasian”   5 krijuesëve dhe veprimtarëve të shquar nga Komuna e Ulqinit dhe Rozhajës.

Krijuesit  kreativ shqiptarë në Mal të Zi për vitin 2015 u shpallen: Ibrahim Berjashi –poet i vitit,Hatixhe Nelaj – gazetarja e vitit ,Ali Daci-Aktivisti kulturor I vitit, Ismet Karamanaga –Mbrojtës i vlerave autoktone shqiptare dhe Flutur Mustafa –Poetja e  re e vitit .

“Jam e lumtur që u pajisa me një çmim Ndërkombëtarë,dhe se përkushtimi dhe angazhimi im  rreth 20 vjeçar në gazetari u vlerësua nga Tirana dhe Kosova.Kjo do të më jap motiv dhe stimulim më shumë  të vazhdojë edhe më tutje të bëjë punën time,të informojë drejtë dhe saktë pa presione dhe ndikime nga askush,duke u përbajtur kodeksit gazetaresk.” shprehet për portalin tonë një nga  fitueset e këtij çmimi, gazetarja e Televizionit Teuta Hatixhe Nelaj.

Ajo morri çmimin me motivacion” Gazetare dhe veprimtare bashkëkohore me një aktivitet të vrullshëm në shërbim të brezave.Me syrin dhe penën e saj të vëmendshme trajtoi ngjarje dhe personalitete ,individualitete dhe kohëra,duke përçuar zërin e popullatës shqiptare.”

Ky çmim për herë të parë u ndahet krijuesëve dhe aktivistëve nga Mali i Zi.