Skender Elezagiq: Pushteti i ri sistematikisht po e shfaros opozitën në Ulqin

March 28, 2016   | Shtypi / Mediji

Skender-Elezagic-Ulcinj-Ulqin-SDPKryetari i Partisë socialdemokrate në Ulqin Skender Elezagiq vlerësoi se emërimi i anëtarëve të këshillave drejtues vetëm nga shumica qeverisëse do të ishte shenj se ajo dëshiron që këto pozita ti sigurojë vetëm për nënshtruesit e vet, raporton portali Ul.info.

Mediet publikuan se në seancën e Kuvendit komunal të Ulqinit të mërkurën në rend të ditës do të jetë emërimi i anëtarëve të ri të këshillave drejtues të ndërmarrjeve publike, por që në ato nuk do të ketë vend për përfaqësuesit opozitar.

“Qëllimi i pushtetit është që ndërmarrjet publike të shfrytëzohen në qëllime parazgjedhore. Ato dëshirojnë të keqpërdorin resurset duke eliminuar opozitën në mënyrë që mos të kemi qasje në atë çfarë ato punojnë”, tha Elezagiq për “Dnevne novine”.

Shtohet që ky vendim është në kundërshtim me dialogun parlamentar i cili po bëhet në Kuvendin e Malit të Zi në mes të pushtetit dhe opozitës për të rritur besimin në procesin zgjedhor.

Shiko deklaratat e politikanëve në kuvendin e Ulqinit