Kuvendi i komunës së Ulqinit, miratoi projekt-buxhetin për vitin 2016

March 30, 2016   | Ngjarjet - Events

Kuvendi i komunës së UlqinitKëshilltarët e Kuvendit të Komunës së Ulqinit, sot filluan diskutimet për propozim vendimin për buxhetin e Komunës, për vitin 2016. Sekretari për buxhet dhe financa  Valdet Axhemoviq, i njoftoi këshilltarët se buxheti për vitin 2016, është planifikuar në shumë prej 11 milion e 928 mijë e 300 euro, i cili në krahasim me realizimin e buxhetit të vitit 2-015 shënon rritje për 87 për qind.

Kjo rritja ka të bëjë me mjetet buxhetore në shumë prej 5 milion e 50 mijë euro të parapara për kthimin e kredive të pa volitshme , zvogëlimin e të punësuarve dhe stabilizimin e gjendjes së vështir financiare në pushtetin lokal dhe në ndërmarrjet publike.

U tha që buxheti i propozuar është një buxhet i momentit në shërbim të zhbllokimit të financave në pushtetin lokal dhe mundëson marrjen e kredisë për të cilin janë aprovuar të gjitha vendimet e nevojshme. Kryetar për financa buxhetit të propozuar i mungojnë raportet e ndërmarrjeve publike dhe gjendja financiare në këto ndërmarrje sikurse edhe llogaria përfundimtare për vitin 2014 – 2015.

RTCG