Salaj: Mali i Zi me strategji kundër ekstremizmit

March 30, 2016   | Shoqëria / Društvo

Mali i Zi me strategji kundër ekstremizmitQeveria e Malit të Zi ka hartuar një strategji të re kombëtare kundër  atyre shtetasve që janë rekrutuar ose përpiqen të rekrutohen në rradhët e xhihadistëve në Siri dhe Irak. Në këtë kuadër është krijuar një njësi e veçantë e zbulimit dhe mbledhjes së informacionit për të trajtuar ekstremizmin e dhunshëm islamik.

Sipas të dhënave të Shërbimit të Sigurisë Kombëtare mendohet se mbi 30 shtetas të Malit të Zi kanë marrë pjesë në luftën siriane, kurse 4 prej tyre kanë vdekur atje. Në mesin e tyre ka edhe shqiptarë nga trevat ku jeton ky komunitet i vogël në Malin e Zi.

Korrespondenti i Zërit të Amerikës Ali Salaj  përgatiti kronikën.

VAO