Të Mirat Detare po e largojn edhe një investitor potencial nga Ulqini

March 30, 2016   | Ekonomia / Ekonomija

Hotel jadran ulcinjKontrata me kompaninë “Star of Montenegro” për ndërtimin e hotelit “Jadran” në siujdhesën Suka është anulluar, raporton portali TV Teuta.

Kjo kompani ka vite që kishte fituar të drejtën e ndërtimit, por përvec fjalëve dhe premtimeve nuk arriti që të fillojë ndërtimin. Pas shkëputjes së kontratës tashmë janë krijuar kushtet për gjetjen e një investitori serioz, i cili më në fund do të fillojë punimet në ndërtimin e këtij hoteli.

Mësohet se shkëputja e kontratës është bërë me kërkesë të anëtarit të këshillit drejtues të të Mirave Detare Xhaudet Cakuli.

YouTube Preview Image