SHB “Rumia” më 3 prill; Rrugës së të mbijetuarve të Masakrës së Tivarit!

March 31, 2016   | Ngjarjet - Events

Rrugës së të mbijetuarve të Masakrës së TivaritNjë grup i të rinjve kosovarë më 3 prill do të marrin pjesë ne ecjen përgjatë rrugës së të mbijetuarve të Masakrës së Tivarit

Ky organizim nga Kosova është bërë nga “SHBA Shkëmbi” me ftesë të shoqatës SHB “Rumia”.

Smajl Kuçi sekretar i SHBA “Shkëmbi” ka thënë për ORAinfo, se organizatore e këtij aktiviteti është shoqata “Rumia”.

Ai ka thënë se nisja nga Kosova bëhet me datën 02.04.2016 ne ora 8:00.

Më poshtë ju sjellim detajet e aktivitetit :

Më datë 03 prill 2016, SHB “Rumia”, organizon aktivitetin e radhës përgjatë shtegut të vetëm të kalueshëm nga Tivari në Krajë. Nisja do të bëhet në orën 09:00 nga Tivari i vjetër (Kalaja), kah Shpella e Kuqe, Baltna, Kroni i Shkallës deri në fashtin Brisk.

Gjatësia e shtegut është rreth 12 km.
Ecja do të bëhet vetëm në një drejtim (Tivar-Brisk), prandaj duhet individualisht të sigurohet transporti deri në Tivar si dhe kthimi nga Brisku.
Shtegu është i përshtatshëm për ata që kanë përvojë në ecje të gjata.
Të nevojshme janë veshjet e përshtatshme për kushte të ndyshueshme atmosferike.
Ushqimi dhe pijet janë të domosdoshme!

ORAinfo