Inagurohet Shetitorja në pyllin e pishave në Ulqin + Foto + Video

April 1, 2016   | Shtypi / Mediji

Inagurohet Shetitorja në pyllin e pishave në Ulqin-Shetitorja në pyllin e pishave vend tërhaqës për qytetarët dhe mysafirët

Kryetari i Ulqinit Nazif Cungu, kryetari i Kuvendit Loro Nrekiqi me  bashkëpunëtorë pritën në një takim pune drejtorin e NP ’’Të mirat detare’’  Predrag Jellushiq, kryetarin e Këshillit drejtues Z. Xhaudet Cakuli dhe udhëheqës  të tjerë të kësaj ndërmarrjeje.

Në takim u prekën një sërë çështjesh me interes për Komunën tonë e që kanë të  bëjë me investimet që ndërmarrja në fjalë parashikon të realizojë ose të tjera që kanë mbetur pa u realizuar. Në një dialog të hapur  dhe konstruktiv u sollën një sërë konkluzash ku parashihen dhe afatet për kryerjen e punimeve. Pas takimit të   gjithë pjesëmarresit u nisën në drejtim të shetitores në “Pyllin e pishave” ku bënë  inaugurimin e saj. Bëhet fjalë për një propjekt i realizuar nga NP ‘’Te mirat detare’’ e që ka një kosto rreth 150.000 euro.

Komuna Ulqinit