Përfaqësuesja e Kosovës për herë të parë në FED Cup në Ulqin

April 1, 2016   | Sporti / Sport

Perfaqsuesit e kosoves-ne-tenis-Fed-Cup-UlqinPrej 11 deri më 16 prill në Ulqin zhvillohen meçet e grupit III të Fed Cup (gara botërore në konkurrencën e femrave) ku për herë të parë do të marrë pjesë edhe Përfaqësuesja e Kosovës.

Në këtë garë përveç Kosovës dhe nikoqirit Malit të Zi, marrin pjesë edhe 15 përfaqësuese tjera nga anekënd rruzulli tokësor dhe shihet si test shumë i vështirë për vashat kosovare për të cilat kjo do të jetë eksperienca e parë në turne të llojit të këtillë.

Në mesin e ekipeve pjesëmarrëse spikasin emrat e disa shteteve si Armenia , Greqia , Marroko, Norvegjia, Tunisi e kështu me radhë.

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Arben Islami ka publikuar listën e tenisteve të cilat do ta prezantojnë vendin tonë në këtë garë: Arlinda Rushiti , Edita Raca, Fiona Polloshka dhe Anduena Latifi.

Koha Net