Zhvillohet konferenca shkencore ndërkombëtare në Ulqin – Video

April 1, 2016   | Ekonomia / Ekonomija

Zhvillohet konferenca shkencore ndërkombëtare në Ulqin-U mbajt konferenca shkencore ”Roli dhe efektiviteti i investimeve në procesin e integrimit të shoqërive ballkanike pas Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit’

Konferenca shkencore  ”Roli dhe efektiviteti i investimeve në procesin e integrimit të shoqërive ballkanike pas Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit” organizuar  nga Instituti për Hulumtime Shkencore dhe Zhvillim dhe komuna e Ulqinit, tuboi një numër të madh të studiuesve nga Mali i Zi, Shqipëria , Kosova dhe vende të tjera të rajonit.

Të pranishmit i përshëndeti kryetari i Ulqinit Z. Nazif Cungu. Ai në fjalimin e tij   tha se Komuna e Ulqinitgjithmonë ka qenë e hapur dhe fuqimisht i ka dhënë përkrahje si investimeve të huaja, duke ndërtuar dhe ofruar pako lehtësuese investitorëve serioz në komunën tonë, por edhe aktive duke ndërtuar një klimë të përshtatshme për tregti të lirë e kështu do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Ai  njëherit u takua dhe me një numër të studiuesve pjesëmarrës të Konferencës shkencore.

Komuna Ulqinit

YouTube Preview Image