Lëkundje tërmeti në Ulqin, nuk ka dëme materiale

April 2, 2016   | Lajmet / Vijesti, Rajoni / Region

Termeti ne Ulqin_Ulqini_UlcinjSot në Ulqin është regjistruar një tërmet me magnitudë 3.2 shkallë të Rihterit, intensiteti i të cilit ishte pesë ballë të Merkalit, i cili nuk ka shkaktuar dëme materiale, thuhet në një raport të publikuar nga Instituti Sizmologjik i Malit të Zi.

Lëkundjet e kanë patur epiqendrën tre kilometër në jug të këtij qyteti, njoftohet nga Instituti Sizmologjik i Malit të Zi, ku Epiqendra e këtij tërmeti ka qenë në 15 km në thellësi të detit.

Tërmeti që u regjistrua në orën 09:03 të mëngjesit të sotëm.
Në bazë të të dhënave makrosizmike, tërmeti në fjalë nuk ka shkaktuar dëme materiale, përveç shqetësimit ndër qytetarë.