Kryetari Vujanoviq uron qytetarët për Ditën e Ulqinit – Video

April 3, 2016   | Bota

Kryetari Vujanoviq uron qytetarët për Ditën e Ulqinit-Në Pallatin e kulturës në prani të një numri të madh të strukturave udhëheqëse komunale, mysafirëve dhe të ftuar ku ishin Presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviq, ambasadorë, kryetar të  komunave, përfaqësues të bashkësive fetarë, kryetarë të partive politike, deputetë, këshilltarë  dhe të ftuar të tjerë, u mbajt program solemn me rastin e Ditës së Ulqinit. Të pranishmit i përshëndetën kryetari i Kuvendit Z. Loro Nrekiqi dhe kryetari i komunës Z Nazif Cungu.

Numri një i Ulqinit tha se ky qytet gjatë historisë së tij shekullore ka qenë dhe  ka mbetur vend multietnik, multifetar dhe ka shërbyer si model i tolerancës, gjuhës së mirëkuptimit dhe vend i qetësisë dhe njerëzve që dijnë të rrespektojnë njëri tjetrin. Duke folur për sfidat që presin udheheqësinë e re  Z.Cungu tha se në ditët në vijim do të intensifikohen punët në konsolidimin e  financave të Komunës, në aprovimin e planeve dhe në përgatitjen e sezonit turistik . Poashtu ai nënvizoi se prioritet do të jetë dhe ruajtja e ambientit. Duke llogaritur në përkrahjen e Qeverisë së Malit të Zi, Z.Cungu nënvizoi se  kontributin më të madh mund ta japin qytetarët e Ulqinit, nëse interesin e qytetit e kanë në vend të parë.

Më pas u dha një koncert nga orkestra sinfonike e të rinjve nga Mali i Zi dhe Shqipëria, ndërsa sopranot Gjylie Pelinku dhe Zorana Llatkoviq interpretuan  mjeshtërisht disa këngë.

Me rastin e Ditës së Ulqinit, kryetarin e Ulqinit Nazif Cungun dhe kryetarin e Kuvendit Loro Nrekiqin, dhe qytetarët e Ulqinit i kanë uruar personalitetet  më të larta shtetërore, kabineti qeveritar, personalitete të shumta të artit, shkencës dhe kulturës.