Ndërroi jetë Dr Minir (Hasan) Mavriqi

April 3, 2016   | Ngjarjet - Events

Minir-Mavriqi-UlqinNga Dr. Gani Karamanaga

Në moshën 83 vjeçare ndërroi jetë Dr. Minir (Hasan) MAVRIQI, raporton portali Ul.info

Ka qenë i lindur në vitin 1933 në Ulqin. Shkollën fillore e ka mbaruar (1949) në Ulqin, të mesmen të mjekësisë (1953) në Sarajevë. Stomatologjinë e ka studiuar dhe mbaruar më 1966 në Fakultetin e stomatologjisë në Sarajevë. Po aty, në vitin 1983, e ka mbaruar edhe specializimin nga ortodoncia.

Pas mbarimit të studimeve, nga viti 1966 punon si stomatolog në Shtëpinë e shëndetit popullor në Ulqin, ndërsa nga viti 1983 si specialist – ortodont në të njëjtën themelatë.

Nga krijimi i shërbimit stomatologjik në Shtëpinë e shëndetit në Ulqin ka qenë shef i këtij shërbimi gjithandej deri në pensionim.

Përndryshe, ai është ulqinaku i parë i cili e ka mbaruar stomatologjinë.

Deri me ardhjen e tij në Shërbimin e Stomatologjisë ka punua dentisti me shkollë të lart Muhamed Hysa si edhe dy teknik dentar /Kapllan Hajdinaga, Asllan Hajdinaga/. Pas tri vjetëve Shtëpia e shëndetit e athershme – Shërbimi stomatologjik pajiset me makina bashkohore dhe me ardhjen e dr.Minir Mavriqit organizohet puna në shërbimin parashkollor dhe shkollor stomatologjik.

Me ndërtimin e Shtëpisë shëndetit në vitin 1975 në lagjen Meraja /ish stadiumi i futbolit/ arriten kushtet për një punë më të mirë në stomatologji.

Dr.Miniri është pensionuar në vitin 1998.

Ka dhënë kontribut të veçant në shërbimin stomatologjik të Ulqinit.

Respekti dhe ngushëllimet tona i takojnë familjes të nderuar MAVRIQI.