Operatorët nga Turqia në Ulqin

April 3, 2016   | Turizmi / Turizam

Grup operatorësh turistikë nga Turqia ne Ulqin-1Grup operatorësh turistikë nga Turqia po zhvillojnë në Ulqin një tur duke u njohur më nga afër me potencialet që ofron vendi ynë.

DJE në një vizitë një ditore në qytetin tonë të bukur, ka qendruar delegacioni i agjensive turistike nga Turqia, i cili tash një javë qendron në Malin e Zi, me ftesën e Organizatës turistike kombëtare nga Podgorica.
OT e Ulqinit me drejtoreshën Zana SARVAN në krye, kanë bërë një program të vizitës i cili ka lënë në mysafirët nga Turqia mbresa të bukura.

Grup operatorësh turistikë nga Turqia ne Ulqin-
Unë kam pasur privilegjë, por edhe detyrë dhe përgjegjësi, që mysafirët të njoftohen me historinë, kulturën, bashkëjetesën dhe natyrisht edhe me përmendoret e Mbretërisë Otomane të cilët ende gjenden këtu. Pazari i vjetër, krojet, hamami i ali Pashës, Sahatkulla, Xhamitë, Kalaja kanë qenë në fokusin e interesimit të tyre.
Të gjitha këto kanë bërë që qyteti ynë, gjithmonë ka qenë një pikë lidhëse ndërmjet Orientit dhe Perendimit në mes të Mediteranit. Ende edhe sot është kështu.
Prandaj, ne duhet, përveç bukurive natyrore të cilat e qendisin qytetin tonë, me akomodimit qualitativ, infrastrukturën më të mirë, pastërti në një nivel më të lartë, edhe të veprojmë dhe të punojmë më tepër edhe në valorizimin e përmendoreve kulturore historike nga e kaluara e jonë, nga trashigëmia e jonë. Kështu mund të arrisim që oferta e jonë turistike të ket më tepër suksesë, posaçërisht edhe në Turqi në Istanbull, ku sivjet është paraqitë me suksesë për të parën herë.

Ismet Karamanaga Facebook