Edhe Mali i Zi në “Panama Papers”

April 4, 2016   | Rajoni / Region

Irish times -foto-MontenegroGazeta Irish times është një prej mediave kryesore të angazhuara në ekspozimin e rrënjëve të skandalit të “Letrave të Panamasë” te dokumenteve të firmës ligjore panameze, kan zbuluar, siç thotë edhe gazeta “Vijesti“, që nga hetimi global ndërkombëtar jan mbi 11,5 mln dokumentesh zbardh mbi 214 000 kompani në 21 zona offshore dhe klientë nga 204 vende. Prej tyre së paku 13 kompani, 2 firmat ndërmjetëse, 2 pronarë dhe 16 aksionarë janë nga Mali i Zi. Ata ishin të lidhur me regjistrime offshore në zonat e parajsës tatimore. Dokumentet janë nga zyra e avokatisë paname “Mosak Fonseka”, e cila u ka ndihmuar klientëve të saj në vazhdim të viteve t’i fshijnë tatimet.

Sipas mediave botërore, të përfshira në pastrim parash, bashkë me kompaninë e Panamasë, janë edhe bankat zvicerane dhe ato qipriote.

Në Mal të Zi vazhdimisht është folur për pastrime të mëdha parash, nga politikanët, ose të afërmit e tyre. Por, kjo ka ngelur vetëm si një mit.
Këto dokumente sekrete fillimisht i janë dhënë gazetës së famshme gjermane Suedeutsche Zeitung, e cila i ka ndarë edhe me 107 media tjera, që ditëve në vijim do t’i zbardhin ato.

Gjasat janë të mëdha që të zbulohen dokumente interesante offshore “LISTA” nga “ICIJ”.

YouTube Preview Image