Vodacom promovohet si prijëse në Ulqin për investime në ujësjellës dhe kanalizim

April 4, 2016   | Ekonomia / Ekonomija

Vodacom-komuna-UlqinitNë Komunën e Ulqinit u mbajt një takim në mes zyrtarëve të Komunës, ndërmarrjes  Ujësjellës – Kanalizime dhe kompanisë shtetërore Vodacom, me qëllim koordinimin e hapave të metejshëm dhe kapërcimin e pengesave për realizimin e këtij investimi madhor, raporton portali TV Teuta.

Drejtori i Vodacom Boris Vukoviq tha për televizionin Teuta se këtë 10 ditët e fundit janë intensifikuar dukshëm aktivitetet me qëllim përmbushjen e detyrimeve për tërheqjen e këtij investimi, për çka ai falenderoi kryetarin e Komunës Nazif Cungun dhe bashkëpuntorët e tij.

Ky i fundit tha se arritja e këtij investimi kërkon angazhim të strukturave të Komunës por sidomos ndërmarrjes Ujësjellës- Kanalizime, e cila duhet të përmbush kushtet e nevojshme që ky investim të bëhet realitet sa më shpejt.